LAJMI I FUNDIT:

Aneurizma e trurit: Një simptomë që shumë e injorojnë, duke menduar se nuk është serioze

Aneurizma e trurit: Një simptomë që shumë e injorojnë, duke menduar se nuk është serioze
profimedia

Aneurizma e trurit është një problem serioz shëndetësor që mund të mos njihet derisa të çahet papritmas, gjë që mund të jetë kërcënuese për jetën

Aneurizma ndodh kur një pjesë e murit të një arterie zgjatet dhe krijon një fryrje.

Edhe pse mund të ndodhë në çdo enë gjaku, më së shpeshti shfaqet në arteriet e trurit dhe në aortë, arteria e madhe që del nga zemra.


Si formohet aneurizma e trurit?

Muret e arterieve duhet të jenë mjaft të forta për të përballuar presionin e gjakut që rrjedh nëpër to. Aneurizma shfaqet kur ka një pikë të dobët në atë mur dhe faktorë të ndryshëm mund të kontribuojnë në dobësimin e saj.

Muret arteriale përbëhen nga tri shtresa: shtresa e brendshme me qeliza, shtresa e mesme me muskuj dhe fibra elastike dhe shtresa e jashtme me kolagjen. Nëse ndonjë nga këto shtresa është dëmtuar, muri i arteries bëhet më i hollë, shtrihet dhe formon një fryrje.

Predispozitat gjenetike dhe çrregullimet e trashëguara mund të dobësojnë muret arteriale, ndërsa procesi i plakjes rrit rrezikun nga publikimi i tij në ditët apo javët në vijim, transmeton Telegrafi.

Fatkeqësisht, shumë njerëz i përjetojnë këto simptoma si lodhje ose stres, të pavetëdijshëm për seriozitetin e gjendjes.

Një nga simptomat klasike është një dhimbje koke e papritur dhe shumë e rëndë, e cila shpesh shoqërohet me probleme të shikimit, humbje të lëvizjes, të përziera dhe humbje të vetëdijes, që mund të tregojë për shpërthim të aneurizmës.

Nëse një aneurizëm shpërthen, ajo mund të shkaktojë një hemorragji subaraknoidale, një formë e rëndë e goditjes. Vetëm 1 në 100 aneurizma çahet në të vërtetë, por nëse këputen, më shumë se 25% e njerëzve vdesin brenda 24 orëve të para dhe më shumë se 50% brenda tre muajve të ardhshëm.

Faktorët e rrezikut për aneurizëm

Edhe pse një aneurizëm mund të ndodhë pa një shkak të qartë, ka faktorë që rrisin rrezikun. Presioni i lartë i gjakut, pirja e duhanit, abuzimi me kokainën, stresi dhe konsumimi i tepërt i alkoolit mund të dobësojnë muret e arterieve, duke rritur rrezikun e aneurizmës.

Njerëzit me kolesterol të lartë, obezitet ose presion të lartë të gjakut janë gjithashtu në rrezik më të lartë. Aneurizmat që janë më të mëdha se 7 milimetra zakonisht kërkojnë kirurgji, pasi aneurizmat më të vogla kanë një rrezik më të ulët të këputjes.

Ju mund ta zvogëloni rrezikun me zakone të shëndetshme jetese. Lënia e duhanit, konsumimi i moderuar i alkoolit, një dietë e ekuilibruar, aktiviteti fizik dhe kontrolli i peshës mund të ndihmojnë në ruajtjen e forcës arteriale dhe zvogëlimin e rrezikut të aneurizmës.

Nëse vëreni simptoma që mund të tregojnë një aneurizëm, sigurohuni që të vizitoni mjekun dhe të bëni analizat e nevojshme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Sa vërtet duhet të jetë TENSIONI NORMAL I GJAKUT për moshën tuaj

Sa vërtet duhet të jetë TENSIONI NORMAL I GJAKUT për moshën tuaj

Shëndetësi
Kalo në kategori