LAJMI I FUNDIT:

Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Shefja e Misionit Nathalie Loiseau, anëtare e Parlamentit Evropian, prezantoi gjetjet preliminare të Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Në raportin e publikuar, u bë e ditur se shteti serb u ka bërë presion votuesve serb, për të votuar Listën Serbe. E për më tepër, presioni iu është bërë votuesve që varen nga ndihmat sociale, transmeton Telegrafi.

“Katër nga gjashtë partitë serbe të Kosovës morën pjesë në tri debate të nxehta televizive, ku sulmet verbale dhe retorika nxitëse lanë në hije diskutimet përmbajtësore. Përveç kësaj, partitë më të vogla u përballën me sfida për të bërë fushatën për shkak të resurseve të kufizuara dhe gjobave të shqiptuara nga PZAP pasi LVV-ja dorëzoi ankesa të shumta për vendosjen jo të përshtatshme të materialit të fushatës. Fushata e LS ishte më e spikatura nga partitë serbe të Kosovës, kryesisht përmes mediave të Serbisë dhe mediave të vogla serbe të Kosovës, në të cilat partitë e tjera politike nuk kishin, ose kishin qasje shumë të kufizuar. Bashkëbiseduesit shpesh raportuan se anëtarët e LS së u bënin presion votuesve të cilët varen shumë nga ndihma sociale e Serbisë ose punësimi në institucionet e menaxhuara nga Serbia në komunat serbe të Kosovës”, thuhet në raportin e publikuar sot.


Po, ashtu, për votuesit e Listës Serbe, thuhet se janë bërë edhe disa premtime se do të shpërndahen ndihma gjatë muajit shkurt.

“Për më tepër, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e mbështeti haptazi LS-në dhe u bëri thirrje votuesve të votojnë për këtë parti. Më 3 shkurt, drejtori i Zyrës për Kosovë njoftoi se do të shpërndahen 22,000 dinarë serbë (170 €) në muaj për personat në gjendje të vështirë sociale dhe të papunë, duke filluar me 5,000 përfitues që do i marrin kah mesi i shkurtit”, thuhet mes tjerash në raport.

Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative
Lexo po ashtu Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Sa i përket komunitetit serb, Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve thekson se ky komunitet kryesisht mbështetet në mediat transmetuese nga Serbia për lajme.

“Edhe pse transmetuesi publik RTK2 është i disponueshëm në të dhjetë komunat me shumicë serbe anembanë Kosovës dhe organizoi debate, shikueshmëria e tij e kufizuar i lë partitë opozitare joshumicë pa një kanal televiziv publik efektiv, duke lënë hapësirë minimale për fushatë, përveç mediave sociale. LS refuzoi të marrë pjesë në ndonjë debat të organizuar nga RTK2. Shumica e mediave online në gjuhën serbe e mbuluan fushatën, megjithatë TV Most dhe Kosovo Online u fokusuan pothuajse krejtësisht në aktivitetet e Listës Serbe”, thuhet në deklaratën preliminare të Misionit të BE-së.

Në raport po ashtu u vlerësua se zgjedhjet ishin të qeta dhe konkurruese me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve, duke testuar një kornizë të re ligjore, dhe se fushata ishte dinamike përkundër retorikës së ashpër që pasqyronte ndarjet e thella politike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Politikë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Kalo në kategori