Qytetarë të shumtë i janë bashkuar iniciativës për bojkotimin e supermarketeve si rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të çmimeve. Ata e përkrahin këtë iniciativë, duke theksuar se shteti duhet të ndërmarrë masa për të ndaluar këtë dukuri.
Iniciativa ka marrë mbështetje në rrjete sociale, ku është formuar një grup i qytetarëve që kanë bërë thirrje për bojkotin, i cili ka fituar mbështetje nga më shumë se 6 mijë qytetarë, ndërsa mbi 200 mijë të tjerë janë informuar për të.
Xhevat Kastrati, një nga themeluesit e iniciativës, tha sot se ka pasur raportime nga qytetarë të shumtë që kjo nismë po respektohet, por gjithashtu përmendi se ka individë që nuk janë të informuar për bojkotin për shkak të zgjedhjeve.
Një iniciativë e tillë fillimisht u morë në disa vende të rajonit, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Qytetarët në Kosovë ankohen për çmime të larta dhe manipulime me çmime në disa supermarkete.
Qytetari Nexhmedin Llapashtica i cili mbështet këtë nismë, thotë se bojkotet nuk janë mjaftueshëm, dhe se duhet një reagim më i madh i popullit.
“Jo bojkot, por duhet të ngritët populli, dhe të çohen në ‘luftë’ qytetarët për këtë gjendje që po e shohim. Ka tri palë çmime të ndryshime në markete, për të njëjtin artikull. Qytetarët duhet të vetëdijesohen…Patjetër se do ta përkrah këtë nismë, dhe mendoj se shteti është fajtor, nuk po i përcjellë këto…Kam qenë në dijeni për nismë”, thotë Llapashtica.
Se çmimet janë tejet të larta dhe kjo nismë duhet të mbështetet nga të gjithë e thotë edhe qytetari, Refik Ramaj.
“Do ta zbatoj, nismë e mirë, dhe uroj të shkoj mirë…Do ta bojkotoj dhe nuk do të dalë…Çmimet janë shumë të larta, disa tepër të larta”, thotë Ramaj.
Në anën tjetër edhe qytetarja, Sevdije Hoti thotë se kjo nismë është me vend, pasi siç thotë ajo, çmimet janë të larta.
“Kam dëgjuar, më kanë dhënë këtë informacion dhe nuk jam dalë…Kjo është nismë me vend, çmimet janë të larta”, thotë Hoti.
Mirëpo, kjo nismë nuk do të përfundojë me sot, pasi sipas themelueseve të iniciativës, do të vazhdojë edhe në data tjera. Themeluesi i iniciativës, Xhevat Kastrati, thotë se për datën tjetër do të jenë më të organizuar për të njoftuar në masë më të madhe të qytetarëve.
“Kemi raportime të shumta prej qytetarëve në grupin tonë në Faceobook, disa thonë që ka njerëz, por disa të tjerë thonë se nuk janë duke blere njerëzit në masë të madhe si zakonisht. Tash kemi mbi 6 mijë anëtar në Facebook dhe së paku këta do të respektojnë iniciativën. Gjithashtu në instagramin kemi arritje mbi 200 mijë njerëz përmes zotimeve tona dhe mijëra shpërndarje. Po besoj që kemi arrit sado pak të ndikojmë tek ata që mos të blejnë sot…Në bazë të shikimeve mbi 200 mijë qytetarë të Kosovës janë të informuar. Edhe zgjedhjet kanë ndikuar që mos me pas shumë përkraha iniciativa pra data parë. Por, do të vazhdojmë me iniciativa, data tjera”, thotë Kastrati.
Ditë më parë, edhe kryetari i shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku ka përkrahur iniciativën, duke theksuar se epoka e mashtrimeve dhe çmimeve spekulative ka mbaruar. Ai për KosovaPress kishte thënë se, çmimet në Kosovë janë të kurdisura dhe duhet të jenë më të ulëta se në vendet e origjinës, duke shtuar se Kosova ka nevojë për përfaqësues tregtarë që do të monitoronin ecurinë e eksporteve dhe importeve.
Kujtojmë se të zemëruar nga rritja e vazhdueshme e çmimeve, qytetarë të disa vendeve të Ballkanit Perëndimor në fund të janarit u ftuan t’i bojkotojnë blerjet në disa dyqane të mëdha ushqimore. /Kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/01/BERZH-780x439.jpg)
BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht