MPPS: Përveç shkeljes së rëndë të ligjit, kryetari i Komunës së Vrapçishtit i ka shkelur edhe të drejtat e fëmijëve sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijëve
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë njofton banorët e komunës së Vrapçishtit se pas një kontrolli inspektues në IPKKF “Pranvera” në Vrapçisht, është konstatuar se komuna e Vrapçishtit, pasi i janë hequr kompetencat kryetarit të komunës për pjesën e emërimit të ushtruesit të detyrës drejtor të institucionit dhe caktimin e ushtruesit të detyrës drejtor të institucionit nga Ministria, e ka marrë automjetin e institucionit parashkollor (në pronësi të komunës), edhe pse në qershor të vitit 2021 i është dhënë institucionit parashkollor në përdorim për një kohë të pacaktuar.
“Deri më 31.01.2025, kur është bërë ndërrimi ligjor i ushtruesit të detyrës drejtor të institucionit, institucioni parashkollor e ka shfrytëzuar automjetin për të shpërndarë ushqime për 40 fëmijët e përkujdesur në objektin në fshatin Dobridoll.
Që atëherë deri më sot, shpërndarja e ushqimit kryhet në kushte të vështirësuara me ndihmën e automjeteve private.
Sërish, kryetari i komunës së Vrapçishtit dhe komuna e Vrapçishtit po bëjnë shkelje të rëndë të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, duke pasur parasysh se sipas të njëjtit ligj ata janë themelues të institucionit parashkollor dhe janë përgjegjës për mbarëvajtjen e funksionimit të institucionit, por në këtë rast, duke penguar operimin e përditshëm të punës, respektivisht duke marrë automjetin për shpërndarjen e ushqimit, bëjnë shkelje të rëndë të autorizimeve të tyre në dëm të banorëve të tyre më të vegjël të komunës – fëmijëve.
Që ironia të jetë më e madhe, sot, më 10 shkurt 2025, me urdhër të komunës, në objektin kryesor të kopshtit të fshatit Vrapçisht, që është pjesë përbërëse e shkollës, është shkyçur ngrohja dhe rryma në temperaturën -5 gradë celsius.
Përveç shkeljes së rëndë të ligjit, kryetari i Komunës së Vrapçishtit me aktin e fundit i ka shkelur edhe të drejtat e fëmijëve sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijëve”, njoftojnë nga MPPS./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht