LAJMI I FUNDIT:

VLEN i reagon Ali Ahmetit: Të arriturat e shqiptarëve janë meritë e të gjithëve

VLEN i reagon Ali Ahmetit: Të arriturat e shqiptarëve janë meritë e të gjithëve

Nga koalicioni VLEN në një komunikatë për media kanë reaguar në lidhje me deklaratën e kreut të integristëve Ali Ahmeti, ku ky i fundit dje nga Manastiri tha se “Maqedoninë gjetëm pa asgjë, dhe u la me kryeministër shqiptarë”.

Nga VLEN theksojnë këtë e quajtën përpjekje të ulët për përvetësimin e të gjitha arritjet e shqiptarëve, pasi që siç thonë nga koalicioni, janë meritë e të gjithëve.

Kumtesa e plotë e koalicionit VLEN.


“Deklarata e liderit të nongratave, Ali Ahmetit, sipas së cilës Maqedonia u gjet “pa asgjë” dhe u la me një kryeministër shqiptar, është një përpjekje e ulët për të përvetësuar të gjitha arritjet e shqiptarëve dhe për të mohuar kontributin e figurave kyçe që ndërtuan rrugën e emancipimit politik dhe kombëtar. Një pretendim i tillë është jo vetëm shpërfillje e historisë, por edhe fyerje për të gjithë ata që sakrifikuan për të drejtat e shqiptarëve shumë kohë para vitit 2001.

T’ia tregojë ndokush Alisë që Maqedoninë e gjetën me plot shqiptarë, por e lanë me gjysmën e tyre në diasporë. Më keq akoma, diasporës ia mveshën etiketën e qytetarëve jorezidentë. Maqedoninë e gjeti me shqiptarë të lirë dhe e la me shumë shqiptarë në burgje si pasojë e rasteve të montuara nga pazaret e tij me Gruevskin. E kryeministri teknik, ai që Ahmeti e shet si “trashëgimi”, do të mbahet mend vetëm për qortimin e shqiptarëve në Tetovë me skena të çorroditura që i ngjanin një shpellari me kollare.

Para se të flasim për figurat është mirë të kujtojmë veprat e tyre. Për çfarë duhet ta mbajnë në mend shqiptarët kryeministrin teknik? Çfarë u ndihmoi shqiptarëve kjo pozitë? Asgjë më shumë, pos që i poshtëroi. Pra, pa pozita, të diskriminuar dhe të lënë pas dore, e njëjta situatë edhe me pozitat me të larta.

BDI përpos që ka shëruar egot e sëmura të anëtarëve të saj, dhe ka mbushur xhepat zyrtarëve të saj, asgjë tjetër as më shumë as pak nuk ka bërë. Pra, njerëz të etur për pushtet dhe të varfër në palcë që me çdo kusht synim kishin pasurimin e tyre në kurriz të popullit të pafajshëm që për dy dekada në i kishin hipur mbi kokë kjo kastër idiotike politike e quajtur parti.

I kujtojmë, Ali Ahmetit, që Maqedoninë nuk e la me më shumë, por me shumë më pak. Shqiptarët në burgje, gjuhën me përqindje, ekonominë buzë greminës, arsimin pa cilësi, shëndetësinë për kurim, kulturën për karikaturë mjerimi, e mbi të gjitha, shumë shtëpi shqiptare të boshatisura nga politikat tua. Dhe në fund, ia kujtojmë një gjë: ai nuk e la Maqedoninë, argati tij po – Artani. Ai është akoma këtu, aty ku e ka vendin, në opozitë. Mos ia bëni qejfin vetes duke menduar se e latë pushtetin me dëshirë. Jo, ju dëboi populli! Edhe pak muaj ju kanë ngelur për t’iu shporrur me rrënjë edhe nga pushteti lokal.

VLEN përkujdeset për shqiptarët, VLEN shpresa për avancimin dhe ruajtjen e arritjeve kolektive të shqiptarëve/ VLEN vlerëson mundin, kontributin dhe sakrificën e secilit që ka dhënë deri më sot”.

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Kalo në kategori