LAJMI I FUNDIT:

Greqia vazhdon të dridhet, mbi 800 tërmete në vetëm një javë – ekspertët ngrenë alarm

Greqia vazhdon të dridhet, mbi 800 tërmete në vetëm një javë – ekspertët ngrenë alarm

Shkollat ​​në katër ishuj grekë do të qëndrojnë të mbyllura javën e ardhshme pasi një seri tërmetesh po vazhdojnë të tronditin rajonin, njoftuan autoritetet.

Santorini, Amorgos, Anafi dhe Ios kanë përjetuar më shumë se 800 lëkundje me magnitudë 3 ose më të lartë që nga 1 shkurti.

Bëhet e ditur se ky aktivitet sizmik ka çuar në një eksod të konsiderueshëm të banorëve dhe turistëve, veçanërisht nga Santorini, me një numër prej 16,000 banorëve që janë larguar.


Ndërsa frekuenca e tërmeteve është ulur pak, 11 lëkundje me magnitudë 4 ose më shumë goditën ishujt të shtunën, sipas Institutit të Gjeodinamikës së Athinës.

Tërmeti më i madh, me magnitudë 4.9 ballë, ndodhi në orën 11:00.

Pavarësisht nga aktiviteti sizmik i vazhdueshëm, nuk raportohet për dëme të mëdha apo viktima, shkruan the Independent, përcjell Telegrafi.

Ndërsa ekspertët thonë se nuk mund të përjashtojnë tërmete më të forta.

Ishulli i famshëm grek Santorini shpall gjendje të jashtëzakonshme
Lexo po ashtu Ishulli i famshëm grek Santorini shpall gjendje të jashtëzakonshme

Ndryshe, tërmeti më i fortë i shekullit të 20-të në Greqi, me magnitudë 7.7, goditi afër Amorgos në korrik 1956, duke vrarë 53 persona.

Ekspertët thanë se lëkundjet e fundit nuk kanë të bëjnë me vullkanin e Santorinit, i cili rreth vitit 1600 pes prodhoi një nga shpërthimet më të fuqishme në historinë njerëzore.

Një vullkan i dytë aty pranë shpërtheu rreth 375 vjet më parë.

Raportohet se Greqia është një nga vendet më të prekura nga tërmetet në Evropë.

Por aktiviteti i lartë sizmik në zonën e Santorinit është i paprecedentë, kanë thënë sizmologët, duke paralajmëruar se mund të zgjasë me javë ose muaj.

Aktiviteti i shtuar sizmik i ka shtyrë autoritetet të zbatojnë masa shtesë paraprake, duke përfshirë kufizimin e trafikut në zonat e listuara si të pambrojtura ndaj rrëshqitjeve të gurëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Kalo në kategori