LAJMI I FUNDIT:

​KQZ-ja miraton planin operacional për zgjedhjet

​KQZ-ja miraton planin operacional për zgjedhjet

Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar planin operacional për ditën e zgjedhjeve të 9 shkurtit si dhe votimin e nesërm të mërgatës në përfaqësisë diplomatike.

Qendra e parë diplomatike që do të hapet për votim të mërgatës më 8 shkurt do të jetë në Ankara, ndërsa ato të fundit që do të mbyllen janë në SHBA dhe Kanada.

Në kuadër të këtij plani operacional janë paraparë edhe intervalet kohore kur do të bëhet raportimi i daljes së votuesve dhe rezultatet preliminare.


Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi u bëri thirrje qytetarëve të diasporës që janë regjistruar suksesshëm për të marrë pjesë në zgjedhje, që të votojnë “duke respektuar rendin e shtëpisë në shtetet ku organizohet votimi”.

“Është hera e parë për KQZ-në që e organizojmë votimin për konsullata dhe ambasada. Ftoj qytetarët që janë regjistruar suksesshëm për të votuar të dalin në votim dhe të respektojnë rendin e shtëpisë në shtetet që organizohet votimi. Uroj për një proces të qetë dhe duke falënderuar stafin e MPJD-së uroj për votim të suksesshëm dhe proces të rregullt dhe demokratik”, tha ai.

Ndërkaq, anëtari i Këshillit për Operacione Zgjedhore në KQZ, Arianit Elshani, bëri të ditura detajet e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit si dhe për votimin e mërgatës me 8 shkurt, raporton KP.

“Në kuadër të këtij plani operacional janë paraparë edhe akterët që do të jenë të përfshirë në dhomën operative të KQZ-së. Bëhet fjalë për prokurorinë dhe policinë e Kosovës, linjat telefonike që do të jenë të hapura për të raportuar dhe marrë ndonjë informacion nga KQZ-ja në ditën e zgjedhjeve. Po ashtu janë ndarë edhe ekipet që do të merren me çështje protokollare, komunikimin dhe informimit. Njëherë janë përcaktuar edhe intervalet kohore se kur do të bëhet raportimi i daljes së votueseve. Raportimi për pjesëmarrjen në zgjedhje do të bëhet në tre terminë.

E para do të bëhet njoftimi për hapjen e vendvotimeve, në orën 11:00 për daljen e votuesve, pastaj dalja e votuesve deri në ora 15:00 dhe në fund në ora 19:00. Pas kësaj mbetet për t’u konfirmuar, varet kjo prej k-votë të cilët do të raportojnë për rezultatet preliminare kohën do ta definojmë gjatë ditës së diele. Të njëjtën raportim do të kemi edhe për ditën e nesërme për ditën e zgjedhjeve në mërgatë që do të mbahen në përfaqësitë diplomatike. Qendra e parë e votimit do të jetë ajo në Turqi dhe ajo e fundit që do të mbyllen më e vonshmja do të jetë në Amerikë dhe Kanada. Tjerat janë në time-zone tonë”, tha ai.

Në anën tjetër, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, pas insistimit të mediave, foli edhe për raportimet se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka zarfet me fletëvotime dhe i ka dërguar në ambasadë në Kroaci.

Ai tha se zyrtarisht ende nuk dinë asgjë dhe se ato pretendime mbetet të vërtetohen.

“Zyrtarisht ende nuk dina asgjë. Kemi dëgjuar prej mediave dhe ka fjalë nga KQZ-ja. Zyrtarisht nuk e dina çka ka ndodh dhe kjo mbetët të vërtetohet”, tha ai.

KQZ-ja shqyrtoi edhe një kërkesë për realizimin e një exit-polli, ku nuk kishte vendimmarrje pasi u konsiderua se për realizimin e tyre jashtë qendrave të votimit nuk ka nevojë për leje.

Krahas këtyre u bë e ditur se në ditën e zgjedhjeve, më 9 shkurt do të jenë edhe 108 ekipe mobile për të mundësuar votimin për personat me nevoja të veçanta.

Në trend Lajme

Më shumë
Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës

Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës

Kronika e Zezë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Hetimet zbulojnë inskenim në Shtime – Policia shoqëron dy persona në lidhje me rastin e rrëmbimit të dyshuar

Hetimet zbulojnë inskenim në Shtime – Policia shoqëron dy persona në lidhje me rastin e rrëmbimit të dyshuar

Kronika e Zezë
E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori