LAJMI I FUNDIT:

Intervistë mes Shkurte Fejzës dhe djalit të saj, kandidatit për deputet nga PDK, Arbër Behluli – Pasioni dhe angazhimi i tij politik

Intervistë mes Shkurte Fejzës dhe djalit të saj, kandidatit për deputet nga PDK, Arbër Behluli – Pasioni dhe angazhimi i tij politik

Këngëtarja e njohur Shkurte Fejza zhvilloi një intervistë me djalin e saj, Arbër Behluli, i cili është kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numër 24.

Intervista, e cila ishte një bashkëbisedim, shpalosi lidhjen e fortë familjare mes nënës dhe djalit, por edhe pasionin dhe përkushtimin që ata kanë për Kosovën.

Në fillim të intervistës, Fejza shprehu kënaqësinë për mundësinë që kishte të intervistonte djalin e saj.


Ajo theksoi lidhjen e ngushtë që kanë dhe si, përveç lidhjes familjare, ata ndajnë të njëjtin pasion për të kontribuar në shoqërinë kosovare.

“Mirë se vini në një intervistë në mes të nënës dhe djalit të saj, të cilët pos lidhjes familjare, ndajnë edhe pasionin dhe përkushtimin për shoqërinë dhe kulturën tonë. Fjala është për mua dhe për Arbër Behlulin, djalin tim, i cili kandidon për deputet në Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet që po ofrohen me 9 shkurt. Kam kënaqësinë që bisedoj me ty”, tha Fejza.

Nga ana tjetër, Arbër Behluli, i cili ka hyrë në politikë me shpresën për të sjellë një ndryshim pozitiv për vendin, foli për arsyet që e shtynë të angazhohet në këtë garë.

Ai shpjegoi se si ndjen përgjegjësi për t’u angazhuar për një të ardhme më të mirë të Kosovës dhe si ky angazhim është një vazhdimësi e përkushtimit që ka pasur gjithmonë për atdheun e tij.

“Të kam kuptuar tani si prind, se si je ndier ti. Unë, si fëmija yt i parë, ndjej se ky angazhim është një ndjenjë e madhe përgjegjësie. Ndoshta kjo është shtysa ime kryesore që të hyj në politikë dhe të bëj një ndryshim për të mirë, për Kosovën”, tha Behluli.

Për më shumë, ndiqni intervistën e plotë mes Shkurte Fejzës dhe Arbër Behlulit. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës

Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës

Kronika e Zezë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Hetimet zbulojnë inskenim në Shtime – Policia shoqëron dy persona në lidhje me rastin e rrëmbimit të dyshuar

Hetimet zbulojnë inskenim në Shtime – Policia shoqëron dy persona në lidhje me rastin e rrëmbimit të dyshuar

Kronika e Zezë
E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori