LAJMI I FUNDIT:

Dita e tretë në arrati, askush nuk ka rënë në gjurmët e Daut Lazes

Dita e tretë në arrati, askush nuk ka rënë në gjurmët e Daut Lazes

Daut Laze është personi më i kërkuar nga policia gjatë tre ditëve të fundit, pasi u arratis në mënyrë spektakolare nga ambientet e burgut të Shënkollit në Lezhë, aty ku janë zhvendosur të dënuarit me probleme të shëndetit mendor.

Pavarësisht kontrolleve, 49-vjeçari i cilësuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore nuk është gjendur.

Në këmbim të çdo informacioni që të çon tek i arratisuri janë vënë që ditën e parë 10 mijë euro.


Sipas burimeve, mësohet se kryesisht kontrollet janë përqendruar në objekte të pabanuara, në xhami, apo të afërm të tij në Tiranë ku jetonte apo dhe në Çorovodë ku ka lindur.

Pas arratisjes së tij, u arrestuan tre punonjës të burgut të Shënkollit, për shpërdorim detyre. Sipas burimeve punonjësit e burgut kanë pohuar se Daut Laze qëndronte i vetëm dhe nuk shoqërohej me njeri, madje në disa raste u kishte kërkuar të qëndronte i vetëm në qeli./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Lajme
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Lajme
Kalo në kategori