LAJMI I FUNDIT:

Kushtetuesja anuloi ligjin për tatimin solidar, OEMVP thotë se e fitoi betejën

Kushtetuesja anuloi ligjin për tatimin solidar, OEMVP thotë se e fitoi betejën

Gjykata Kushtetuese anuloi Ligjin për tatim solidar, e menjëherë pas këtij vendimi reaguan nga Ministria e Financave.

Prej atje thanë se do të veprojë mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese pas publikimit të saj në “Gazetën zyrtare” dhe do t’i servisojë detyrimet e krijuara nga Buxheti, pra, shteti do t’ua kthejë rreth 49.2 milionë euro afro 156 kompanive.

Këtë anulim të ligjit e ka quajtur fitore edhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore.


Kryetari i OEMVP-së Mendi Qyra ka vlerësuar se kjo fitore mbron bizneset karshi padrejtësive që bëhen në vendin tonë.

Reagimi i plotë:

OEMVP fiton betejën, Gjykata Kushtetuese anuloi ligjin për tatimin solidar
Sot, Gjykata Kushtetuese, solli vendim në favor të OEMVP-së, lëndë ankimuese, të cilën edhe zyrtarisht Oda e dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese me datë 25.10.2023.
Në konferencë për shtyp, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z.Darko Kostadinoski, u shpreh se kompanitë kanë afat deri në 5 vite, të kërkojnë që tu kthehen paratë, në rast se u është bërë padrejtësi.
OEMVP që në përgatitjet dhe miratimin e këtij ligji, ishte kategorike se e njëjta është kundër kushtetuese dhe me partnerët e saj “Lansky, Ganzger, Zeqiri + Partner Skopje”, dolën fitimtarë duke i mbrojtur si asnjëherë më parë, interesat e biznesit vendor dhe të anëtarësisë së saj.
Kryetari i OEMVP-së, z. Mendi Qyra, për të njëjtën vlerëson se, kjo është fitore e së vërtetës, dhe dëshmi për atë se, biznesi ka një mbrojtje të fuqishme karshi padrejtësive të cilat ndonjëherë u bëhen në vendin tonë.
OEMVP për më tepër se një vit, në të gjitha paraqitjet në media, ka kritikuar ashpër këtë ligj dhe ka bërë thirrje për sensibilizimin e të gjithë akterëve, me qëllim të parandalimit të penalizimit në mënyrë retroaktive të bizneseve dhe qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Haradinaj: Draftin e Asociacionit do ta dërgojmë në Kushtetuese, s'ka më përkëdhelje nga ShBA-ja

Haradinaj: Draftin e Asociacionit do ta dërgojmë në Kushtetuese, s'ka më përkëdhelje nga ShBA-ja

Lajme
Kalo në kategori