LAJMI I FUNDIT:

Presidenti kolumbian kërkon legalizimin e kokainës – thotë se “nuk është më keq se uiski”

Presidenti kolumbian kërkon legalizimin e kokainës – thotë se “nuk është më keq se uiski”

Presidenti kolumbian Gustavo Petro mendon se legalizimi i kokainës në mbarë botën mund të zvogëlojë fitimet e organizatave kriminale.

Madje, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai e krahasoi dëmin e saj me atë të uiskit.

Ai gjithashtu u bëri thirrje kolumbianëve pa dokumente në SHBA që të kthehen në shtëpi.


Në këtë drejtim, ai u ka premtuar mbështetjen e qeverisë për riintegrimin e tyre dhe duke theksuar krijimin e pasurisë sociale në Kolumbi.

Petro tha të martën se kokaina është e paligjshme vetëm sepse prodhohet në Amerikën Latine.

Ai, gjatë një tryeze të rrumbullakët kabineti krahasoi kokainën me uiski dhe tha se “nuk është më keq se uiski”.

“Kjo është ajo që shkencëtarët po analizojnë. Ajo që me të vërtetë po ndikon në SHBA është fentanili, i cili po i vret ata”, citohet të ketë thënë ai.

Ai sugjeroi që operacionet e organizatave kriminale mund të eliminoheshin në mënyrë efektive nëpërmjet legalizimit të kokainës në mbarë botën.

“Ajo mund të shitet si vera”, tha ai, duke sugjeruar se shitjet e rregulluara mund të parandalojnë konsumin nga të rinjtë.

Udhëheqësi kolumbian ka argumentuar vazhdimisht se qeveritë e pasura, të krahut të djathtë në SHBA dhe gjetkë “kanë nënshtruar” historikisht Amerikën Latine, duke krijuar pabarazi ekonomike të vazhdueshme. /Telegrafi/