LAJMI I FUNDIT:

Moti sot në Shqipëri

Moti sot në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë, territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të thata me origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Ngrica përgjatë akseve rrugore në relievet malore në lindje. Parashikohet po ashtu mjegull e dendur dhe mjegullinë në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes dhe kryesisht në zonat luginore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdetare fiton shpejtësi 9-16 m/sek shoqëruar me dallgëzim në dete 2-3 ballë.


Temperaturat parashikohen nga -3 në 15 gardë Celsius. /Telegrafi/