LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 19° partlycloudy_day

Qytetari nga Kamenica ankohet për gropë në rrugë – komuna thotë se rregullimi varet nga kompania kontraktuese

Qytetari nga Kamenica ankohet për gropë në rrugë – komuna thotë se rregullimi varet nga kompania kontraktuese

Një qytetar nga Komuna e Kamenicës ka ngritur shqetësimin për një gropë në një lagje të qytetit, duke kërkuar nga autoritetet lokale të merren me këtë problem.

Përmes platformës ndreqe.com, ai ka publikuar pamje të gjendjes së dëmtuar të rrugës dhe ka theksuar se gropa po pengon komunikacionin dhe po dëmton veturat.

“Ju lutemi komunës që ta mbyllin gropën në rrugë pasi që po pengon shumë komunikacionin rrugorë, ku gjthashtu po i dëmton edhe veturat”, ka shkruar ai.


Florentina Kryeziu, udhëheqëse e Sektorit për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Kamenicës, ka thënë për Telegrafin se ankesat për gropa nuk do të rregullohen deri në muajin mars.

“Nuk do të rregullohen deri në muajin mars, megjithëse kjo varet nga kompania kontraktuese”, ka thënë Kryeziu.

Ndryshe, platforma ndreqe.com mbetet një adresë e rëndësishme për qytetarët që dëshirojnë të ngrenë ankesa dhe të raportojnë probleme të tilla si gropat në rrugë, duke ofruar mundësinë për t’u lidhur me autoritetet lokale për ndihmë dhe reagim. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Liga e Kampionëve
Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvilloj ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvilloj ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Përfaqësuesja e Kosovës
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania Kosovare ZiuuRugs

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania Kosovare ZiuuRugs

Ekonomi
Kalo në kategori