Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime të sinqerta për humbjen e Prof. Dr. Isuf Dedushaj, një prej personaliteteve më të shquara në fushën e epidemiologjisë, shkencës dhe arsimit mjekësor në Kosovë.
Me një postim në Facebook, Osmani theksoi se lajmi për ndarjen nga jeta të Prof. Dedushaj e ka tronditur thellë. Ajo e përshkroi Dedushajn si një njeri që la një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shëndetësisë dhe edukimit mjekësor në vend.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Isuf Dedushaj, një prej personaliteteve më të shquara në fushën e epidemiologjisë, shkencës dhe sferës akademike. Ai do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shëndetësisë dhe edukimit mjekësor në Kosovë,” shkruan Osmani.
Presidentja shtoi se Dedushaj kishte një karrierë të pasur akademike dhe shkencore, duke lënë gjurmë të pashlyeshme si mjek, epidemiolog dhe profesor universitar.
Në përfundim, Osmani shprehu ngushëllimet e saj për familjen e të ndjerit dhe i uroi forcë për të përballuar këtë dhimbje të madhe. “I përhershëm qoftë kujtimi për Isuf Dedushajn!” ka përfunduar Presidentja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos