LAJMI I FUNDIT:

Të martën përfundon afati për akreditimin e mediave për zgjedhjet e 9 shkurtit

Të martën përfundon afati për akreditimin e mediave për zgjedhjet e 9 shkurtit

Vetëm deri të martën, më 4 shkurt, mediat vendore dhe ndërkombëtare do të mund të paraqesin aplikimin e tyre për t’u akredituar dhe për të pasur të drejtën që të raportojnë nga vendvotimet, në ditën e zgjedhjeve.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, deri më tani ky institucion ka pranuar dhjetëra kërkesa nga media të ndryshme për akreditimin e qindra përfaqësuesve të tyre.

“Është duke vazhduar periudha e aplikimit për akreditimin e mediave për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare do të përfundojë më 4 shkurt 2025. Deri më tani kemi pranuar dhjetëra kërkesa nga media vendore dhe ndërkombëtare për akreditimin e qindra përfaqësuesve të tyre dhe gjatë javës KQZ do të marrë vendimet për akreditimin e tyre”, tha Elezi.


Sipas Elezit, akreditimi është i domosdoshëm për shkak se krijon qasje në vendvotime në ditën e zgjedhjeve, por edhe në proceset pas 9 shkurtit, siç është numërimi i votave të kandidatëve për deputetë që zhvillohet në Qendrat Komunale të Numërimit apo në proceset tjera në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Për të lehtësuar aplikimin, KQZ ka funksionalizuar platformën online: https://apliko.kqz-ks.org

Si bëhet aplikimi?

Hapi i parë: Përfaqësuesi i autorizuar duhet të plotësojë online të dhënat që kërkohen në platformën: https://apliko.kqz-ks.org .

Hapi i dytë: Pas aplikimit, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) do të shqyrtojë dhe do të miratojë ose jo aplikimin fillestar.

Pas vërtetimit të aplikimit, ZRCKFSP, do t’i përcjellë përmes e-mailit përfaqësuesit të autorizuar kredencialet për t’u qasur në platformën online në mënyrën që të bashkëngjesë edhe të dhënat për personat e medias që kërkon të akreditohen.

Informacione shtesë: Për më shumë informacione dhe sqarime, mund të kontaktoni në Zyrë përmes e-mailit zyra.kqz@kqz-ks.org apo përmes telefonit +383 38 200 81 010, i qasshëm nga ora 08:00 deri në orën 16:00./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Kalo në kategori