LAJMI I FUNDIT:

Goditi shtatë grupe kriminale, SPAK mbyll hetimet për operacionin “Revanshi”

Goditi shtatë grupe kriminale, SPAK mbyll hetimet për operacionin “Revanshi”

Prokuroria e Posaçme ka përmbyllur hetimin dhe ka nisur njoftimin e akuzave ndaj të dyshuarve si pjesë e 7 grupeve kriminale, që u goditën gjatë operacionit “Revanshi”.

Në atë kohë SPAK firmosi 50 urdhër arreste. Gjatë këtij operacioni u firmosën urdhërarreste edhe për ish-zyrtarë të lartë policor, si ish-drejtori i Policisë së Lezhës Henerigert Mitri.

Mitri organizonte lojërat e fatit në këtë qytet, e po ashtu së bashku me Shefin e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve po në këtë drejtori, Klodjan Shahini drejtonin kultivimin e kanabisit.


Gjithashtu SPAK urdhëroi arrestimin e personave me lidhje me politikën si ish-deputeti Arben Ndoka, e vëllai i deputetit Eduard Ndreca, Armando Ndreca.

Grupet kriminale vepronin në një territor të gjerë, si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli.

Në kuadër të këtij operacioni të ndërmarrë në maj 2024 u krye fillimisht arrestimi i 20 personave, 14 prej të cilëve në Shqipëri, dhe 6 jashtë vendit, përkatësisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë e 2 në Belgjikë.

Gjatë operacionit “Revanshi” u sekuestruan mbi 4,5 milion euro pasuri, mes tyre gati 3 milionë euro para cash dhe bizhuteri e ora.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
FSK me bazë pranë Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

FSK me bazë pranë Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Kalo në kategori