LAJMI I FUNDIT:

“Zgjedhja jote, kursimi yt” – Fushata e Tineks-it me një numër të madh produktesh me zbritje nga të gjitha kategoritë

“Zgjedhja jote, kursimi yt” – Fushata e Tineks-it me një numër të madh produktesh me zbritje nga të gjitha kategoritë

Tineks i kupton nevojat e blerësve maqedonas dhe fillon fushatën “Zgjedhja jote, kursimi yt”, në kuadër të së cilës, duke filluar nga 31 janari dhe gjatë gjithë shkurtit, do të ofrojë zbritje të një numër të madh të produkteve që janë thelbësore për nevojat e një familjeje. Këto janë produkte të cilat janë kyçe për funksionimin e amvisërive dhe besojmë se do të kontribuojnë në kursimin e buxhetit familjar.

Marketet janë vetëm një pjesë e zinxhirit të distribuimit të ushqimeve dhe produkteve të tjera, kështu që mundësia për të ndikuar në çmimet është vërtet minimale. Shumica e rritjeve vijnë për faktin që tregu ynë është i varur nga importi për një pjesë të madhe të produkteve ushqimore, kështu që kur çmimet e importit ndryshojnë, pra rriten, rriten edhe çmimet e shitjes me pakicë, gjë që blerësit e vërejnë në markete. I tillë është rasti i produkteve si kafeja dhe kakaoja, të cilat në bursat botërore shohin një rritje çmimi deri në 30%, që më pas ndikon në rritjen e produkteve të çokollatës dhe ëmbëlsirave. Edhe produktet e qumështit të importuara nga Gjermania kanë shënuar një rritje prej 15-20% të çmimeve në bursë.

Analizat e kryera në katër muajt e fundit të vitit 2024 tregojnë një rritje prej 9% të çmimeve mesatare të blerjes krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Pavarësisht gjithë kësaj, Tineks gjithmonë dëgjon nevojat e konsumatorëve dhe ne arrijmë të ofrojmë produkte me çmime të përballueshme.

Gjithashtu, të udhëhequr nga fakti se blerësit dhe kënaqësia e tyre janë prioriteti ynë, ne rregullisht investojmë në programe që kanë përfitime të shumta për blerësit në vendet tona të shitjes. Këtu është programi i besnikërisë, brenda të cilit me çdo blerje mblidhen pikë, të cilat më vonë mund të përdoren për të paguar gjatë ndonjë blerje të mëvonshme.

Një tjetër përfitim dhe kontribut për kursimin e buxhetit familjar është programi Tineks dhe Mastercard, ku konsumatorët mund të marrin deri në 10% cash back. Programi do të jetë në dispozicion edhe gjatë muajit shkurt,
në arkat e vetëshërbimit.

Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer me bankat, gjatë blerjeve në Tineks, blerësit kanë mundësinë të paguajnë me këste pa
interes, gjë që lehtëson edhe më shumë buxhetin mujor. Tineks do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi dhe në mënyrë transparente, dhe do të vendosë në radhë të parë interesat e konsumatorëve.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave

Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave

Lajme
Kalo në kategori