LAJMI I FUNDIT:

Aktorja transgjinore e nominuar sivjet për “Oscars” është vënë nën kritika për pikëpamjet mbi myslimanët

Aktorja transgjinore e nominuar sivjet për “Oscars” është vënë nën kritika për pikëpamjet mbi myslimanët

Aktorja transgjinore Karla Sofia Gascon e filmit “Emilia Perez” është nën kritika për një sërë postimesh në rrjetet sociale, në të cilat aktorja duket se shpreh pikëpamjet e diskutueshme për myslimanët, George Floyd dhe diversitetin në “Oscars”.

Gjegjësisht, Karla është në qendër të vëmendjes së publikut pasi filmi “Emilia Perez” mori më së shumti nominime për “Oscar”. Postimet, shumë prej të cilave u fshinë të enjten pasi u ripublikuan nga gazetarja Sarah Hagi, u publikuan kryesisht midis viteve 2020 dhe 2021.

Një shembull nga postimi i datës 22 nëntor 2020 thotë: “Më falni, është thjesht përshtypja ime apo ka gjithnjë e më shumë myslimanë në Spanjë? Sa herë që shkoj të marr vajzën time nga shkolla, ka gjithnjë e më shumë gra me flokët e mbuluar dhe fundet deri tek thembra. Vitin tjetër në vend të anglishtes, do të duhet të mësojmë arabisht”.


Një tjetër postim i datës 2 shtator 2020, krahas një fotografie të një familjeje myslimane në një restorant ku përfshihet një grua me burka, thotë: “Islami është i bukur, pa asnjë machismo. Gratë respektohen dhe kur respektohen aq shumë, ato kanë mbetur me një vrimë të vogël katrore në ballin e tyre”.

Foto: Twitter

Në një postim të datës 29 janar 2021, Gascon thotë se “Islami nuk respekton ligjin ndërkombëtar dhe se fetë duhet të ndalohen për sa kohë që ato nuk janë në përputhje me ligjin spanjoll të të drejtave të njeriut”.

Komenti duket se shtrihet edhe në fetë e tjera. Në një postim të datës 16 gusht 2021, Gascon shkruan: “Jam shumë i mërzitur nga ky m*t, Islami, Krishterimi, Katolicizmi dhe të gjitha besimet e ndyra të budallenjve që shkelin të drejtat e njeriut”.

Së bashku me postimet e saj për Islamin, Gascon postoi një mesazh të gjatë për George Floyd vetëm disa ditë pasi u vra nga një oficer policie, duke e quajtur atë një droguar dhe një mashtrues.

Karla, e cila është aktorja e parë trans hapur që është nominuar për një Oscar, mori pjesë gjithashtu në ceremoninë e Oscars 2021, e para e mbajtur pas pandemisë.

“Gjithnjë e më shumë Oscarët duken si një ceremoni për filma të pavarur dhe protestues, nuk e dija nëse po shikoja një festival afro-korean, një demonstrim Black Lives Matter apo 8M”, shkroi Gascon, duke shtuar: “Përveç kësaj, një e shëmtuar , gala e shëmtuar.”

Postimet e saj të vjetra në rrjetet sociale dolën në dritë pas një polemike të veçantë, ku aktorja, në një intervistë për një gazetë braziliane, kritikoi njerëzit që reaguan negativisht në rrjetet sociale për filmin “Emilia Perez”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Ik se më mërzite", Gjesti refuzon kontaktin me Eglin - fansat dyshojnë se është ende i dashuruar me Xhenetën

Magazina
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Magazina

"Me zarfa të zi, Jena VIP, po na shikon një Shqiptari" - publikohet kënga e G Banit e realizuar në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh

Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh

Magazina
Laertit nuk ia don me Valbonën, e fton për darkë romantike me një buqetë lulesh por ajo e refuzon: Ngre dolli i vetëm i mërzitur

Laertit nuk ia don me Valbonën, e fton për darkë romantike me një buqetë lulesh por ajo e refuzon: Ngre dolli i vetëm i mërzitur

Magazina
Rita Ora shijon momente intime me bashkëshortin Taika Waititi gjatë pushimeve në Gold Coast, në Australi

Rita Ora shijon momente intime me bashkëshortin Taika Waititi gjatë pushimeve në Gold Coast, në Australi

Magazina
Kalo në kategori