Platforma për verifikimin e fakteve “Hibrid”, pohon se që nga fillimi i fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, çdo javë regjistron rreth dhjetë lajme me përmbajtje të pasaktë që lidhen me këtë fushatë.
Festim Rizanaj nga kjo platformë i tha Zërit të Amerikës se burimet e këtyre përmbajtjeve janë edhe të brendshme por dominojnë të huajat që vijnë kryesisht nga Serbia dhe Rusia.
“Të cilat kanë krijuar disa narrativa në lidhje me zgjedhjet ku kryesorja është thirrje për të votuar Listën Serbe sepse ky subjekt përfaqëson Serbinë në Kosovë dhe jo subjektet tjera të cilat i konsiderojnë të afërta me pushtetin aktual. Pjesa tjetër është se (kryeministri Albin) Kurti do t’i manipulojë zgjedhjet ashtu që të dëmtojë Listën Serbe dhe në njëfarë forme të bëj një spastrim etnik të serbëve në Kosovë sepse ajo i duhet dhe i konvenon Kurtit”, tha ai.
Drejtori i Institutit për studime të luftës hibride “Octopus”, Arben Fetoshi, tha se e drejta për zgjedhje të lira si shtyllë e demokracisë tani është më e kërcënuar se kurrë nga ndërhyrjet gjithnjë e më komplekse e të sofistikuara të autokracive.
Ai i bëri këto komente gjatë një diskutimi të organizuar nga ky institut mbi ndërhyrjet e huaja në zgjedhje dhe ndikimin e tyre në sigurinë dhe demokracinë e vendit.
“Për shkak të kontekstit specifik me miratimin e shtetit të Kosovës nga bota demokratike, Serbia është strukur në botën autoritare ruse dhe kineze për ta vazhduar politikën ekspansioniste. Lufta e saj hibride kundër Kosovës që mund të përkufizohet si ndërhyrje politike, ekonomike dhe e sigurisë përfshin aktivitete të kombinuara që minojnë rendin demokratik dhe konsolidimin e saj ndërkombëtar. Ndikimin në proceset zgjedhore qoftë lokale apo parlamentare ajo e ka konsideruar gjithmonë një mundësi të mirë sabotimi”, u shpreh Fetoshi.
Pjesëmarrësit në këtë debat thanë se në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare, në një periudhë zhvillimesh të ndërlikuara gjeopolitike, Kosova duhet të angazhohet më shumë në hartimin e strategjive për tu përballur me ndikimin e jashtëm por edhe të fushatave ndërgjegjësuese për dezinformimin.
“Ndikimi i huaj në rajonin e Ballkanit Perëndimor nëpërmjet dezinformimit, përfitimeve ekonomike dhe mbështetjes për rrjetet anti perëndimore, mëton të destabilizojë vendet si Kosova si dhe të pengoj aspiratat e tyre euroatlantike. Në rastin e Kosovës këto sfida shpërfaqen në formën e fushatave dezinformuese, trysnisë gjeopolitike, pikat e cenueshme infrastrukturore siç janë sulmet në infrastrukturën kritike të vendit si ai i fundit në Zubin Potok, i cili dëshmon për nevojën për masa të shtuara të mbrojtjes”, tha ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.
“Kosova ka problem dhe sfidë serioze në adresimin e dezinformatës dhe nuk po shohim se ka një plan strategjik për të trajtuar këtë çështje. Ndërhyrja e parë që do të duhej të bëhej është në zhvillimin e programeve të cilat nxisin mendimin kritik te qytetarët e Kosovës. Fatkeqësisht kurrikula arsimore e Kosovës nuk e zhvillon aftësinë e nxënësve për të pasur mendim kritik. Fatkeqësisht nuk ka një plan kombëtar i cili do të adresonte zhvillimin e mendimit kritik prej nivelit bazik pra kopshtit e deri te niveli më i avancuar akademik dhe te niveli qeveritar”, tha Kreshnik Gashi, gazetar hulumtues.
Pjesëmarrësit vlerësuan se ndër hapat e nevojshëm për të parandaluar këto dukuri është edhe futja e lëndës së edukimit medial në shkollimin parauniversitar si dhe thellimi i bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor për trajtimin e sfidave të përbashkëta që sjell dezinformimi dhe ndikimi i huaj keqdashës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Mickoski: Do të pranojmë pagën minimale për të cilën do të pajtohen punëdhënësit dhe punëtorët
Rrëzohet kërkesa për azil-Apeli i jep të drejtë Italisë për të sjellë emigrantët në Shqipëri
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale