LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 6° clearsky_night

Fermerët e Suharekës mund të aplikojnë për subvencionet për qumësht deri më 18 shkurt

Fermerët e Suharekës mund të aplikojnë për subvencionet për qumësht deri më 18 shkurt

Komuna e Suharekës i ka bërë thirrje fermerëve që aplikacionet për subvencionet për qumësht ti marrin në Drejtorinë e Bujqësisë dhe të njëjtat pastaj t’i dorëzojnë në administratën komunale.

“Njoftohen fermerët e Komunës së Suharekës se Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari, në kuadër të programit për zhvillimin e bujqësisë për vitin 2025, do të vazhdoj të mbështesë sektorin e blegtorisë përmes subvencionimit të qumështit nga 0.03 euro litër për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2024”, thuhet në njoftimin e kësaj komune të nënshkruar nga drejtori i Bujqësisë, Ardian Kotorri.

Tutje janë përshkruar edhe kriteret që duhet ti plotësojnë fermerët për të qenë përfitues të këtij subvencionimi.


“Të jenë banorë të Komunës së Suharekës; të jenë të regjistruar si fermerë në sistemin elektronik Efr-së – NIF dhe në sistemin e identifikimit të kafshëve në AUV; të kenë së paku 3 lopë qumështore; kontrata e nënshkruar nga qumështoret e licencuara; dëshmi për sasinë e dorëzuar të qumështit në ndonjërën nga pikat e grumbullimit të qumështit apo qumështore të licencuar; të dorëzojnë së paku 2,000 litra qumësht për gjashtëmujorin e dytë 2024”, thuhet në njoftim.

Aty përmenden edhe dokumentet e nevojshme për aplikim, si kopja e letërnjoftimit, kopja e listës së verifikimit të gjedheve të lëshuar nga sektori për identifikimin dhe regjistrimin (I&R) në kuadër AUV-së, kopja e kontratës për furnizim me qumësht të lëshuar nga qumështoret e licencuara, konfirmimi bankar, dëshmia e pagesës nga banka për sasinë e qumështit të dorëzuar, si dhe vërtetimi për sasinë e qumështit të dorëzuar në qumështore.

“Aplikacioni merret në zyre të Drejtorisë për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari ndërsa aplikimet dorëzohen tek Zyra pritëse nr.1 përmes protokollit zyrtar për DBZHRP”, thuhet në njoftim dhe atë deri më datën 18 shkurt 2025. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur

Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur

Evropa
Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie

Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie

Magazina
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Evropa
Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli

Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli

Serie A
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’

Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’

Amerika
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori