Një aksident i rëndë trafiku ndodhi të dielën mbrëma në fshatin Çubrel të Skenderajt, ku si pasojë humbën jetën tre persona dhe pesë të tjerë u lënduan.
Eksperti i sigurisë, Nol Dedaj ka thënë se aksidenti i ndodhur të dielën mbrëma në Çubrel duhet të analizohet thellësisht në “elementet” dhe “faktorët” që kanë shkaktuar aksidentin.
Dedaj në Tv Dukagjini u shpreh se faktori kryesor në shkaktimin e aksidentit në Çubrel do të jetë faktori “rrugë”.
“Të paktën muaji janar është përgjakshëm me aksidente. Ato që ndodhin në rrugët e Kosovës janë mos hulumtimi ose mos studimi e elementeve rrugore dhe të tjera që shkaktojnë aksidente. Ngjarja e Çubrelit, rruga është me karakteristika teknike që nuk duhet me vozit me shpejtësi të lartë. Rastet e tilla duhet me u analizu dhe patjetër elementet dhe faktorët që kanë shkaktuar aksidentin”.
“Institucionet e tona nuk e marrin parasysh asnjë studim të aksidenteve pavarësisht hulumtimeve që ndikojnë në aksidente. Aksidenti në Çubrel do të dalë faktori rrugë. Jemi në shekullin 21 dhe duhet me përdor ekspertin e duhur. Por nëse del dikush pa iu bërë analiza prej ekspertëve. Më vjen keq por nuk duhet. Është edhe faktori rrugë, faktori automjet. Kur iu ka bë kontrolla periodike, apo kontrolla teknike brenda vitit apo brenda dy viteve. Në qoftë se është suspendohesh duhet me pas argument. Nuk ke kriju institucione për hulumtim”, tha Dedaj.
Liridon Shahini, eksperti i komunikacionit tha se secili zyrtar policor i cili është në kryerje të detyrës zyrtare nuk e ka të lejuar të vozisë me shpejtësi më të lartë sesa parashihet me rregullat e trafikut rrugor.
“Secili zyrtar policor krahas shkollimit që bën, e bën edhe ngasjen emergjente. Kur ai ka të drejtë me rotacion, por duhet marrë parasysh si çdo qytetar tjetër. Nuk ka drejtë më tepër se sa shpejtësia e lejuar të vozit me veturë zyrtare. Shumë e rëndë”, deklaroi Shahini.
Shahini ka treguar edhe disa metoda për uljen e aksidenteve të komunikacionit rrugor në qoftë se bëhet vetëdijesimi i plotë i personave që nga shkolla fillore.
“Nëse e marrim raportin e gjobave dhe tiketave kundërvajtësve në komunikacion të vitit 2021-2023, 2024 kemi dyfishim të kundërvajtësve. Kur kemi pasur në 2022 , rreth 1000 tiketa për kundërvajtës në 2024 kemi rreth 2 mijë. Duhet me i kuptu se jo gjithmonë ndëshkimi i vetëdijëson njerëzit. Vetëdijesohen njerëzit nga kultura e përgjithshme, vetëdijesimi i përgjithshëm, edukimi në shkolla.
Edukimi apo lënda e komunikacionit duhet të jetë që nga shkolla fillore. Së paku në kapituj të jetë lënda e komunikacionit. Nuk është e mjaftueshme që brenda 30 ditëve të pajiset me patentë shofer. Nëse ti për 30 ditë bëhesh ngasës, dhe vozit me 130km nuk është e mjaftueshme për të qenë shofer”, tha Shahini.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Më 11 mars seancë për interpelancat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor

KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës