Hetuesit thonë se kanë gjetur prova të një goditjeje zogu në një aeroplan pasagjerësh që u rrëzua në Korenë e Jugut në dhjetor, duke humbur jetën 179 njerëz.
Puplat dhe njollat e gjakut në të dy motorët e aeroplanit të aviokompanisë Jeju Air ishin nga bajkali, një lloj rosë migratore që fluturon në tufa të mëdha, sipas një raporti hetimor paraprak të botuar të hënën, transmeton Telegrafi.
Hetimi për rrëzimin – më vdekjeprurës në tokën e Koresë së Jugut – tani do të fokusohet në rolin e goditjes së shpendëve dhe një strukturë betoni në fund të pistës, në të cilën u përplas aeroplani.
Motorët e Boeing 737-800 do të shkatërrohen dhe struktura e betonit do të ekzaminohet më tej, thuhet në raport.
Aeroplani Jeju Air u ngrit nga Bangkoku në mëngjesin e 29 dhjetorit, dhe po fluturonte për në aeroportin ndërkombëtar Muan në jugperëndim të vendit.
Rreth orës 08:57 me orën lokale, tre minuta pasi pilotët kontaktuan me aeroportin, kulla e kontrollit këshilloi ekuipazhin të ishte i kujdesshëm ndaj “aktivitetit të shpendëve”.
Në orën 08:59, piloti raportoi se aeroplani kishte goditur një zog dhe kishte deklaruar një sinjal urgjence.
Më pas piloti kërkoi leje për t’u ulur nga drejtimi i kundërt, gjatë së cilës u ul me bark pa vendosur pajisjen e tij të uljes.
Fluturakja kapërceu pistën dhe shpërtheu pasi u përplas në strukturën e betonit, thuhet në raport.
Autoritetet më herët thanë se të dhënat e fluturimit dhe regjistruesit e zërit të kabinës nga aeroplani, ndaluan regjistrimin rreth katër minuta para katastrofës.
Ekspertët që kishin pilotuar të njëjtin lloj aeroplani të përfshirë në përplasje kanë vënë në pikëpyetje gjithashtu praninë e barrierave prej betoni në fund të pistës – me disa që sugjerojnë se numri i viktimave do të ishte më i ulët nëse nuk do të kishin qenë atje.
Struktura e betonit mban një sistem navigimi që ndihmon uljen e avionëve, i njohur si lokalizues.
Ministria e Transportit e Koresë së Jugut, kishte thënë se ky sistem mund të gjendet edhe në aeroporte të tjera në vend dhe madje edhe jashtë saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBoom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kur mbahej një minutë heshtje për Holokaustin, eurodeputeti polak: Le të lutemi për viktimat e gjenocidit hebre në Gaza
Një dekan bëhet simbol i luftës së studentëve në Serbi
Eurodeputeti slloven nominon Muskun për Çmimin Nobel për Paqe
Ndjekje në stilin e GTA-së në Tampa Bay
Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij