Çmimet e prodhimeve bazike të shportës familjare kanë shënuar ngritje. Qytetarët ankohen se me rrogat që marrin, thuajse e kanë të papërballueshme t’ia dalin deri në fund të muajit.
Derisa po dilte nga dyqani, Betimi një qytetar nga Prishtina, tha për Radio Kosovën, se çmimet e produkteve ushqimore dhe të energjisë elektrike kanë shënuar ngritje, dhe thuajse është bërë e pamundur t’ia dalin me pagat aktuale:
“Kemi ngritje të çmimeve sidomos në produkte bazë, problemi është edhe në gjërat tjera, energjia elektrike është rritur, faturat po vijnë shumë të larta dhe me këto paga është bërë shumë problem t’ia delet muaji”, tha ai.
Selatin Kaçaniku, nga OJQ “Konsumatori”, i tha Radio Kosovës se çmimet nuk po arrijnë t’i kontrollojnë as në botë, e lëre më në Kosovë. Sipas tij, për këtë arsye, shtresa e mesme e shoqërisë në vend është në prag të falimentimit.
“Që nga koha e pandemisë, kemi rritje alarmante të çmimeve, të cilat nuk po mund të kontrollohen as nga qeveritë dhe shtetet më të forta në botë, e lerë më tek ne. Te gjitha produktet që ne importojmë janë më të shtrenjta në Kosovë se në vendet e Bashkimit Evropian. Pata thënë në pandemi, se nga rritja e çmimeve do të falimentojnë konsumatorët e varfër, por tani them se falimentimi po e kërcënon edhe shtresën e mesme”, theksoi Kaçaniku.
Ndërkaq, kryetari i Aleancës së Bizneseve të Kosovës Agim Shahini, theksoi se ngritjen e çmimeve po e dikton importi i lartë. Shahini konsideron se këtë vit ka ulje të çmimeve në vend, krahasuar me vitin e kaluar.
“Ngritja dhe ulja e çmimeve varet nga importi, sepse ne importojmë 6 miliardë euro dhe prodhuesit vendorë kanë pak ndikim në tentimin për të ulur çmimin në produktet e veta. Por, mund te them se çmimet këtë vit janë më të ulëta se sa vitin e kaluar. Po provojmë, që prodhuesit vendorë të kenë më shumë ofertë, cilësi më të mirë, e po ashtu çmime më të lira. Ky vit po karakterizohet si vit zgjedhor, kështu që ekonomia dhe prodhimi do të jetë jashtë vëmendjes”, tha Shahini.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, norma mesatare vjetore e inflacionit për vitin 2024 është 1,6%.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 0,7 % në muajin dhjetor 2024, krahasuar me muajin nëntor 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te energjia elektrike (6,2%), perimet (2,5%), kafja, çaji (2,2%) dhe qumështi, djathi dhe vezët (1,3%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,8 për qind në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Inter City – Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Në muajin prill do të mbahet ngjarja më madhe e bizneseve në Sofje për të ridefinuar tregtinë E-commerce
SAMSUNG GALAXY S25: Shpejtësi, fuqi dhe saktësi – E disponueshme në Gjirafa50!
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama