LAJMI I FUNDIT:

“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë

“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë

Pas spektaklit të mbrëmshëm në Big Brother VIP Albania, një bisedë e nxehtë u zhvillua mes Gjestit dhe Loredanës, ku ata diskutuan lidhjen e Loredanës me Jozin dhe reagimin e babait të saj, i cili kishte ardhur në shtëpi.

Babai i Loredanës nuk e priste me shumë kënaqësi lidhjen e saj me Jozin dhe ky qëndrim shkaktoi tensione të tjera brenda shtëpisë.

Gjesti e nisi bisedën duke i kujtuar Loredanës një këshillë të dhënë më parë: “Para se të vije babai, të kam thënë. Të kam thënë të luash, por ju i merrni gjithçka për keq”, i tha ai.


Foto: Screenshot/YouTube

Loredana, në përgjigje, e shprehu vlerësimin për mbështetje, duke theksuar: “Ta vleresoj, prandaj të kam mbajtur afër dhe nuk të kam mbajtur mëri. Po të ishim jashtë, nuk do të falja askënd nëse do të më bënte diçka”.

Gjesti vazhdoi të shprehte mendimin e tij, duke i sugjeruar Loredanës që të ishte më e qartë dhe e prerë në mbrojtjen e vetes dhe të dashurit të saj, kur ata bëjnë gabime.

“E mbron sepse e ke të dashur, por kur ai ka gabim, nuk duhesh. Ti duhet të japësh shembull, edhe jashtë, që kur dikush e ka gabim, nuk e mbroj, qoftë edhe nëse është nënë e baba. Unë nuk mbroj asnjeri kur janë gabim. Ti nuk duhet të bësh gabim, sepse bëhet i madh. Duhet të thuash ‘Jo’ më fort”, tha ai.

Biseda ndërmjet tyre ishte e ngarkuar, duke reflektuar tensionet dhe mospajtimet që po ndodhin brenda shtëpisë për shkak të lidhjes së Loredanës dhe Jozit, dhe gjithashtu mënyrën si ata përballen me opinione të ndryshme të familjarëve dhe shokëve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bill Gates gjen dashurinë e re, 60-vjeçarja Paula Hurd i ka rrëmbyer zemrën miliarderit të Microsoft

Bill Gates gjen dashurinë e re, 60-vjeçarja Paula Hurd i ka rrëmbyer zemrën miliarderit të Microsoft

Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime

Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime

Magazina
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Aktori Chris Noth pushohet nga puna në serialin e ri pas akuzave për sulm seksual nga disa gra

Aktori Chris Noth pushohet nga puna në serialin e ri pas akuzave për sulm seksual nga disa gra

Kalo në kategori