LAJMI I FUNDIT:

Partitë politike në javën e tretë të fushatës, çka u tha e çka “u harrua”

Partitë politike në javën e tretë të fushatës, çka u tha e çka “u harrua”

Fushatat zgjedhore në Kosovë, tradicionalisht, karakterizohen me akuza që politikanët i bëjnë njëri-tjetrit. As kjo për zgjedhjet e 9 shkurtit, e cila nisi më 11 janar, nuk po zhvillohet ndryshe.

Kandidatët për kryeministër qysh në fillim të fushatës, gjatë tubimeve nëpër komuna të ndryshme, u përqendruan në kritika e akuza.

Për të udhëhequr Qeverinë e Kosovës në 4 vitet e ardhshme, në garë për kryeministër janë Albin Kurti – kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministër aktual, Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku – kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj – kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.


Të gjithë këta, dikush më shumë e dikush më pak, nuk kursyen akuza për kundërshtarët politikë.

Çka po vërehet në vazhdimësi? Ashpërsimi i gjuhës.

Disa ditë pas fillimisht zyrtarisht të fushatës zgjedhore, rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim tha se është vërejtur gjuhë nxitëse dhe e urrejtjes.

Nga monitorimi i DnV-së del se më së shumti gjuhë të tillë ka përdorur Lëvizja Vetëvendosje – parti në pushtet, por edhe subjektet e tjera.

Sipas rrjetit të organizatave joqeveritare, përdorimi i gjuhës nxitëse apo të urrejtjes është rritur në javën e dytë të fushatës.

Gjobat e para u shqiptuan pa u bërë një javë fushatë zgjedhore.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gjobiti subjektet politike për shkelje të Kodit të Mirësjelljes.

Gjobat në total, deri më tash, kanë tejkaluar shifrën prej 155 mijë euro, dhe përveç përdorimit të gjuhës, arsyet janë edhe përdorimi i resurseve publike si dhe vendosja e posterëve në vende ku nuk është e lejuar.

Por çka tjetër po dëgjojnë qytetarët, përveç gjuhës polarizuese?

Arsimi, ekonomia, shëndetësia, siguria… këta janë sektorët më të përmendur gjatë tubimeve zgjedhore.

Siguria nacionale dhe veriu i vendit, karakterizuan fjalimet e kryeministrit Albin Kurti.

Kurti tha se gjatë këtij mandate 4-vjeçar, qeveria e drejtuar nga ai ka arritur të shtrijë sovranitetin në veri të vendit. Ai gjithashtu përmendi mbylljen e strukturave paralele.

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza premtoi, mes tjerash, gjashtë miliardë euro investime kapitale si dhe rritje të pagave prej 50% në sektorin publik.

Rritje të pagave me koeficient 150 për të gjithë punëtorët e shtetit, premtoi Lumir Abdixhiku i LDK-së.

Ai ndër të tjera, u zotua për 5 miliardë euro investime, me 5% rritje ekonomike./KosovaPress/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Lajme
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

Lajme
Sulmi ndaj KFOR-it, prokuroria rekomandon dy vjet burgim dhe 9 mijë euro gjobë për serbin Marko Dantiq

Sulmi ndaj KFOR-it, prokuroria rekomandon dy vjet burgim dhe 9 mijë euro gjobë për serbin Marko Dantiq

Drejtësi
Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së

Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Kalo në kategori