LAJMI I FUNDIT:

Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim

Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama paralajmëroi sot se selia e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane do të ketë status të ngjashëm si Vatikani.

Në Konferencën Jubilare të 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, ai u dha edhe një mesazh komuniteteve fetare, të cilat kritikuan krijimin e shtetit bektashi.

Ai tha se ato nuk kanë arsye të shqetësohen, pasi nuk do të jenë inekzistentë, kurse bektashinjtë “janë në rrugën e shuarjes, nuk është parashikim, po ndodh para syve tanë”.


“S’ka nevojë të mendojë komuniteti mysliman se do të jetë inekzistent, nuk shuhet komuniteti katolik apo ortodoks, ky komunitet është në rrugën e shuarjes, nuk është parashikim, po ndodh para syve tanë, dhe prandaj historia e bektashinjve është në vetvete thirrja imponuese për t’i dhënë selisë përmes një statusi të ngjashëm si të Vatikanit fuqinë e një embleme, e cila nuk do të përçajë askënd, s’do të kërcënojë askënd, s’do vërë në diskutim, se ça nuk dëgjon njeriu nga shqipot kur u shkon mendja për të bërë ndonjë gjë të re. Shqipëria nuk është shtet federal, por unitar. Komunitetet fetare s’kanë arsye të shqetësohen, trajtim i merituar që ka qendrën botërore në Shqipëri, të tjerët do e kishin shpikur kur s’e kishin, ne e kemi gati që ta lëmë të vdesë?! I jep Shqipërisë edhe më shumë dritë, do të thithë këtu më shumë njerëz nga e mbarë bota, mos shiko fenë e tjetrit shiko zemrën e tij, thotë profeti Muhamed, në këto fjalë të një thjeshtësie madhështore qëndron, ne nuk jemi për të ndarë, por për të bashkuar”, ka thënë Rama.

Ndërsa theksoi se bektashinjtë nuk janë sekt fetar, por kanë ndikuar në identitetin kombëtar, ai përmendi edhe kritikat e krijimit të shtetit bektashi.

Bektashinjtë nuk janë palë rruga e mundimshme e bektashinjve shqiptarë është unikale, toleranca dhe uniteti që mishërohet një fjalët e poetit tonë kombëtar, nuk mundem në mes tyre por edhe në gjithë njerëzinë bektashinjtë janë vëllezër në shpirt. Ka ndikuar në identitetin kombëtar, mësimin e gjuhës shqipe, jo në mënyrë ekskluzive por krah për krah me Komunitetin Mysliman dhe përfaqësues legjendarë të komunitetit ortodoks apo katolik. Nuk është sekt fetar, por dritë udhëzuese që shkon përtej kufijve të besimit, duke ofruar një mesazh dashurie, dhembshurie dhe largpamësie, bektashizmi ka edhe atdhedashurinë”, tha ai.

Kujtojmë, Papa Françesku është pajtuar për shtetin bektashi gjatë një takimi para një jave në Vatikan me Kryegjyshin Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Gjithashtu gjatë takimit është firmosur dokumenti mbi Vëllazërinë Njerëzore të Abu Dabit./Top Channel

Në trend Lajme

Më shumë
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Kalo në kategori