Angelina Jolie u pa të enjten pasdite së bashku me djalin e saj, Knox, 16 vjeç – hera e parë që është fotografuar pas injorimit të saj në nominimet për ‘Oscars 2025’ për rolin në filmin “Maria”.
Ylli i kinemasë, 49 vjeçe, dukej e qetë teksa shtynte karrocën e pazarit, ndërsa djali i saj ecte pranë saj. Ajo kishte veshur një pallto elegante ngjyrë krem mbi një fustan të gjatë të zi, të kombinuar me syze dielli dhe këpucë baleti, shkruan DailyMail.
Aktorja raportohet të jetë thellësisht e zhgënjyer për mos-nominimin e saj për rolin kryesor në filmin e shumëvlerësuar nga kritikët, pasi burime të brendshme pranë saj sugjerojnë se Hollywoodit ka mbajtur anën e ish-bashkëshortit të saj, Brad Pitt.
Nominimet për “Oscars 2025” u shpallën vetëm pak orë përpara daljes së saj, ndërsa Jolie nuk mori asnjë vlerësim, pavarësisht performancës së saj të shumëpëlqyer si Maria Callas në filmin biografi të regjisorit Pablo Larraín.
Paraqitja e saj ndodhi vetëm një ditë përpara se djali i saj, Pax, 21 vjeç, të përfshihej në një tjetër incident me një biçikletë elektrike, pasi po e ngiste pa duar.
Jolie ishte përkushtuar tërësisht ndaj këtij roli “personal,” duke mësuar të këndonte opera dhe duke përballuar një periudhë intensive të promovimit të filmit. Nëna e gjashtë fëmijëve ka fituar ‘Oscar’-in e saj të parë 25 vite më parë, në vitin 2000, për rolin e saj në “Girl, Interrupted”.
Angelina arriti të nominohej për Çmimin e Aktores më të Mirë në ‘Golden Globes’, që u mbajt më 5 janar, por nuk arriti të fitojë. Aktorja Fernanda Torres fitoi me rolin e saj në “I’m Still Here”. Gjithashtu, Jolie nuk mori as një nominim nga Shoqata e Aktorëve të Ekranit.
Burime të ndryshme kanë deklaruar për tabloidin Page Six se mungesa e një nominimi nga Akademia mund ta “shkatërrojë” aktoren, duke shtuar se ajo “shpresonte me ngulm” të nominohej.
“Angelina do të jetë shumë e zhgënjyer… shihni të gjithë promovimin që bëri për këtë film – ajo donte patjetër një nominim”, tha një burim.
Një ekspert anonim i çmimeve të Hollywoodit vuri në dukje se mungesa e vlerësimit nga Akademia nuk ishte lajm i mirë as për Jolie, as për Netflix-in, që prodhoi filmin “Maria”. Sipas tij, aktorja është “pa dyshim e trishtuar”.
Një burim tjetër sugjeroi se injorimi i saj mund të lidhej me divorcin e saj të hidhur me fituesin tjetër të Oscar-it, Brad Pitt, i cili u finalizua muajin e kaluar pas një beteje tetëvjeçare.
Ata argumentuan se Jolie është shumë e favorizuar nga shtypi ndërkombëtar, ndërsa Brad mbetet “djali i artë” i Hollivudit. “Kjo tregon që Hollivudi është në anën e Brad-it”, tha burimi. “Globi i Artë tregoi që shtypi ndërkombëtar e adhuron, por ky nuk është Hollywoodi. Askush nuk do të votonte kundër Brad-it për të mbështetur Angelina-n”.
Në vend të Jolie dhe Nicole Kidman (e cila gjithashtu nuk u nominua për rolin e saj në thriller-in “Babygirl”), në kategorinë e Aktores më të Mirë do të garojnë Demi Moore (“The Substance”), Cynthia Erivo (“Wicked”), Mikey Madison (“Anora”), Karla Sofía Gascón (“Emilia Pérez”) dhe Fernanda Torres (“I’m Still Here”).
Filmi “Maria” shënoi kthimin e gjatëpritur të Jolie në ekranin e madh, pas një pushimi të gjatë gjatë të cilit ajo punoi si regjisore dhe iu përkushtua gjashtë fëmijëve të saj. Filmi, që pati një shfaqje të kufizuar në kinema përpara premierës në Netflix në dhjetor, ndjek jetën e fundit të Maria Callas-it (Jolie) në vitet 1970 në Paris, teksa përballet me identitetin dhe jetën e saj.
Pak ditë përpara paraqitjes së saj në Golden Globes, Jolie arriti një marrëveshje për divorcin me Brad – tetë vjet pasi kishte paraqitur kërkesën për divorc për “dallime të papajtueshme”.
Aktorja e “Girl, Interrupted” është e “lodhur” dhe “e lehtësuar” që kjo pjesë e procesit është përfunduar. Avokati i saj, James Simon, tha për PEOPLE: “Më shumë se tetë vjet më parë, Angelina kërkoi divorcin nga z. Pitt. Ajo dhe fëmijët u larguan nga të gjitha pronat që kishin ndarë me z. Pitt dhe që nga ajo kohë janë përqendruar në gjetjen e paqes dhe shërimin për familjen e tyre.”
Angelina dhe Brad u shpallën ligjërisht beqarë në 2019, por u përfshinë në një betejë të gjatë për kujdestarinë dhe çështje ligjore rreth pronësisë së Château Miraval-it pas ndarjes së tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën
Sinead O'Connor u la fëmijëve të saj 1.6 milionë euro në testament
Zhaklin Lekatari: Gjesti është fenomen dhe personazhi më i përfolur i këtij Big Brother
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës