LAJMI I FUNDIT:

“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja” – dëshmitarja nuk i qëndron pranë deklaratës së dhënë në Prokurori për rastin e fajdesë

“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja” – dëshmitarja nuk i qëndron pranë deklaratës së dhënë në Prokurori për rastin e fajdesë

Në seancën e së premtes, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është dëgjuar dëshmia e dëshmitares F.O, bashkëshortja e të dëmtuarit F.S në rastin ku Beqir Hoxha po akuzohet për fajde.

E njëjta ka deklaruar se nuk qëndron pranë dëshmisë së dhënë në Prokurori, nën arsyetimin se e njëjta asokohe ka qenë në stres për situatën në të cilën gjendej bashkëshorti i saj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Kësaj deklaratës nuk i rri karshi, atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja”, ka thënë dëshmitarja.


Për të akuzuarin, e njëjta ka thënë se e njeh duke qenë se kishte ardhur disa herë për të kërkuar bashkëshortin e saj tek shtëpia e tyre.

Në pyetjen se pse në Prokurori ka deklaruar se i akuzuari ka kërkuar kamatë e njëjta ka pohuar se shkaku ishte stresi.

“Po atëherë isha me stres”, ka thënë shkurtimisht e njëjta.

Ndërsa, për të pandehurin thotë se nuk e di se çfarë raporte ka pasur ky i fundit me bashkëshortin e saj.

Në seancën e sotme ka qenë e paraparë të dëgjohet edhe nëna e të dëmtuarit M.S., e cila ka munguar për shkak se gjendet jashtë vendit.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren më 6 nëntor 2023, pranë Gjykatës Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj Beqir Hoxhës, i cili po ngarkohet për veprën penale të fajdesë. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Lajme
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc

Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc

Lugina
Kalo në kategori