LAJMI I FUNDIT:

Denisa Kele për kriptovalutën “Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Denisa Kele për kriptovalutën “Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Ekspertja Denisa Kele, ka folur për kriptovalutat dhe monedhën “Trump”, që u lansu ditë më parë në tregun dixhital.

Ajo në Opinion tha se synimi i Presidentit të Amerikës Donald Trump është që paraja fizike të zhduket nga qarkullimi dhe të gjithë tregun global ta dominojë pikërisht kjo lloj monedhe.

Denisa Kele: Ideja e Trump dhe të gjitha lëvizjeve që ai po bën, të çon në idenë që në vitet e ardhshme, qeveria amerikane dëshiron që paranë fizike ta heqë nga qarkullimi. Dhe unë shikoj që të gjithë investitorët e fuqishëm në kripto, ata që kanë shumë vite nuk tërheqin më para, e gjithë kjo qarkullon brenda rrethit të  portofoleve të tyre. Bleva ‘Trump-in’ unë… (kriptomonedha që emetoi Presidenti amerikan)


-Sa bleve?

Denisa Kele: Bleva pak. Ishte shumë e vështirë për ta blerë.

-Pse?

Denisa Kele: E para nga Shqipëria nuk futeshin dot fare personat e rinj që duan të investojnë, për shkak të kartave bankare, por ne kemi portofol ekzistues dhe kemi pasur më të lehtë. Ishte e vështirë edhe globalisht. Për të blerë monedhën Trump në momentin që u lansua, 36 orë që ndodhi kishte 1 mijë e pak për qind rritje dhe kishte kërkesa për ta blerë, 10 milionë kërkesa në sekondë!

-10 milion veta në sekond donin të blenin monedhën e emetuar nga Trump?!

Denisa Kele: Dhe kjo bëri që të bllokohej i gjithë rrjeti.

Tomi Kallanxhi: Duhet ta themi që edhe në Tiranë është bërë nami. Mua më kanë marrë mbi 100 veta në telefon…

Në trend Lajme

Më shumë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori