LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimi i thjeshtë i stilit të jetesës mund të shkurtojë kohën tuaj të rikuperimit pas operacionit

Ndryshimi i thjeshtë i stilit të jetesës mund të shkurtojë kohën tuaj të rikuperimit pas operacionit

Ushtrimet dhe të ushqyerit shëndetshëm përpara një operacioni të madh mund të përshpejtojë rikuperimin dhe të përgjysmojë rrezikun e komplikimeve, zbuloi një studim.

Procesi njihet si “parahabilitim” një term që daton që nga Lufta e Dytë Botërore , kur ushtria britanike përdori një qasje të ngjashme për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm dhe aftësinë fizike të rekrutëve ushtarakë, shkruan Express.co.uk.

Studiuesit shqyrtuan të dhënat nga më shumë se 15,000 pacientë në 186 studime të mëparshme për të parë se cilat ndryshime para operacionit kishin ndikimin më të madh.


U zbulua se stërvitja ishte komponenti më i rëndësishëm, i ndjekur nga përmirësimet ushqyese.

Udhëheqësi i studimit Dr. Daniel McIsaac, një anesteziolog dhe ekspert në inovacionin perioperativ në Spitalin e Otavës dhe Universitetin e Otavës në Kanada, ndau një këshillë të dobishme për të gjithë ata që do të hyjnë në operacion.

“Nëse keni për të hyrë në operacion, është gjithmonë një ide e mirë të pyetni për një terapi para operacioni”, tha eksperti.

“Nëse jeni të gatshëm dhe në gjendje të rrisni rregullisht nivelet e aktivitetit tuaj dhe marrjen e proteinave për disa javë para operacionit, ka të ngjarë të përjetoni një kohë më të shkurtër rikuperimi pas operacionit”, pohoi McIsaac. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Depresioni shton rrezikun për sulm në zemër

Depresioni shton rrezikun për sulm në zemër

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori