Toshkovski: Punojmë për sistem funksional për ballafaqim me krizat natyrore
Duhet kohë për të pasur zgjidhje sistematike për përballimin e zjarreve, përmbytjeve dhe tërmeteve në vend, si dhe për të krijuar një institucion funksional. Në periudhën e ardhshme, krahas zgjidhjeve ad hok që do të merren nga institucionet në fushën e parandalimit, do të krijojmë një sistem që do të jetë funksional dhe që në një, dy, tre vitet e ardhshme nga tani do të mund të përgjigjet sistematikisht ndaj të gjitha sfidave, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili është edhe kryetar i Komisionit drejtues për koordinim dhe menaxhim të sistemit të krizave.
Ai tha se në muajt e fundit grupet punuese kanë punuar për legjislacionin ligjor, më pas janë përcaktuar hapat e saktë që duhet të ndërmerren, duke parashikuar se cilat nene duhet të shfuqizohen dhe cilat ligje duhet të ndryshohen.
“Mendoj se rreth 19 ligje janë të lidhura me temën, për atë se si të krijohet një zgjidhje sistematike dhe puna e riorganizimit është kuptuar plotësisht dhe seriozisht. Për këtë arsye kemi mbledhjen e Komitetit Drejtues në janar, e jo në qershor siç është bërë më parë”, thotë Toshkovski.
Toshkovski theksoi se ekspertë të huaj janë angazhuar për zgjidhje të reja për funksionimin më të mirë të institucioneve që merren me zjarre, vërshime, tërmete dhe fatkeqësi të tjera, përvojat dhe njohuritë e të cilave do të ndihmojnë, siç thotë ai, në mbylljen e radhëve.
“Në Maqedoni, megjithatë, ka zjarrfikës të gatshëm, të përgjegjshëm, të trajnuar dhe kemi edhe kryetarë komunash që e kanë dëshmuar veten mirë në të kaluarën. Por kjo nuk është për shkak se shteti ka krijuar kapacitete, sepse ne kemi ende njerëz të ndershëm, profesionistë, të cilët brenda institucioneve të tyre i janë përgjigjur në mënyrë të duhur sfidave me të cilat jemi përballur, për shkak të aftësisë së tyre, dhe jo sepse kemi pasur zgjidhje sistematike” , thotë Toshkovski.
Ai theksoi se nevojitet ngritja e kapaciteteve, më shumë fonde, si dhe punë profesionale. Sipas tij, duhet të përcaktohet se kush do të ketë rol komandues gjatë zjarreve dhe Kushtetuta flet për gjendje të jashtëzakonshme dhe jo për krizë. Toshkovski thotë se një nga problemet e konstatuara nga ekspertët është pikërisht në atë fushë, pasi që përgjegjësitë e disa institucioneve mbivendosen, por ka edhe institucione jofunksionale si në aspektin material ashtu edhe në atë njerëzor. Rekomandimet janë që masat më të mëdha duhet të ndërmerren në fushën e parandalimit, që përfshin pastrimin e kanaleve, trajnimin e profesionistëve dhe krijimin e zonave mbrojtëse në pyje.
I pyetur për numrin e vogël të pilotëve në vend, Toshkovski njoftoi se do të hapet Qendër për trajnimin e pilotëve, me të cilën edhe kry problem do të tejkalohet, por jo për një kohë të shkurtër, sepse duhet kohë për të trajnuar pilotët.
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizat, Stojançe Angellov në konferencën e sotme për media tha se tre vite ka folur se sistemi për ballafaqim me krizat, sistemi për mbrojtje dhe shpëtim dhe Mbrojtja kundër zjarreve nuk janë mjaft funksionale. Ai thekson se nga kjo Qeveri sheh vendosmëri për tejkalim sistematik të këtij problemi.
“Do të thotë nga ana e kësaj Qeverie, ministri i Punëve të Brendshme si udhëheqës i Komitetit Drejtues i udhëheq këto procese, së bashku me zëvendëskryeministrin, Lupço Dimovski, i cili udhëheq një grup pune dhe çdo ditë punon me seriozitet në tejkalimin e dobësive sistematike”, thotë Angelov.
Ai theksoi se ky nuk është një proces i thjeshtë, ndërsa bashkimi i QMK-së dhe DMSH-së nuk duhet të jetë mekanike, nga dy institucione të pamjaftueshme funksionale të fitohet një, e cila do të jetë super jofunksionale. Angellov theksoi se duhet të formohet një institucion i ri i shëndetshëm, i cili do t’i bashkojë funksionet e dy institucioneve ekzistuese QMK dhe DMSH.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar