LAJMI I FUNDIT:

Disa persona përfshihen në një konflikt në Ferizaj, arrestohen dy persona

Disa persona përfshihen në një konflikt në Ferizaj, arrestohen dy persona
Foto: Ilustrim

Disa persona janë përfshirë në një konflikt më 20.01.2025 rreth orës 23:00 në rrugën “Rexhep Bislimi”, në Ferizaj.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt, ku ndër të tjera thuhet se një person me inicialet F.Xh i moshës 51 vjeç është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë.

Po ashtu thuhet se të dyshuarit disa persona të tjerë ia kishin thyer veturën me shkopinj druri.


“Më 20.01.2025, rreth orës 23:00, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion për një incident në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, ku disa persona ishin përfshirë në një konflikt.

Pas mbërritjes në vendngjarje, policia ka identifikuar fillimisht personin F.Xh. (M/K), 51 vjeç, i cili është shoqëruar në stacionin policor. Gjatë intervistimit, ai ka pranuar se posedonte një armë zjarri, e cila është sekuestruar nga policia. Me vendim të prokurorit të shtetit, F.Xh. është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet kanë vazhduar për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Këta të fundit dyshohet se, duke përdorur shkopinj druri, kanë dëmtuar automjetin e tij duke thyer xhamat dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq në njoftim bëhet e ditur se pas një pune intensive hetimore dhe mbledhjes së informacioneve në terren, më 22.01.2025, policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë një tjetër të dyshuar, Sh.L. (M/K), 29 vjeç.

“Ai është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të rastit, është ndaluar për 48 orë. Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një armë zjarri (pistoletë).

Hetimet po vazhdojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë rast.

Policia e Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe kapjen e personave të dyshuar që kryejnë veprime të kundërligjshme, duke garantuar sigurinë dhe rendin publik”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Drejtësi
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Kalo në kategori