LAJMI I FUNDIT:

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Analisti politik, Ylli Hoxha, ka shprehur dyshime në lidhje me mundësinë që kryeministri aktual, Albin Kurti, të formojë vetë qeverinë pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 9 shkurtit.

Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje synon të sigurojë 500 mijë vota në këto zgjedhje, Hoxha mendon se një koalicion do të jetë i domosdoshëm.

Sipas tij, Kurti do të duhet të përzgjedhë një partner për bashkëqeverisje, në mënyrë që të formojë qeverinë e re.


Në të kundërtën, ai parashikon një skenar tjetër, ku kryeministri mund të tërhiqet nga ideja e qeverisjes dhe t’i japë opozitës mundësinë për të formuar qeverinë.

“Pritjet e mia në fakt janë se, a do të mund zoti Kurti ta bëjë vetë qeverinë siç e ka bërë. Siç po duket, nuk do të mundet. Do të duhet të ketë koalicion, gatishmëri për të pasur bashkëpunim. Apo ky do të jetë opsioni, ku zoti Kurti përzgjedh njërin prej partnerëve për të udhëhequr për katër vitet e ardhshme”.

“Dhe opsioni i tretë ku zoti Kurti heq dorë, ndonëse është i pari, nga ideja e qeverisjes për një kohë të caktuar. Dhe i jep hapësirë opozitës për ta bërë qeverinë,” ka deklaruar Hoxha në emisionin “Debat Plus”.