LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Kosova e ka mbështetjen e plotë nga Administrata Trump

Osmani: Kosova e ka mbështetjen e plotë nga Administrata Trump

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se Kosova e ka mbështetjen e plotë nga administrata e re amerikane e udhëhequr nga Donald Trump.

E para e vendit, duke folur për mungesën e saj në ceremoninë e inaugurimit të presidentit amerikan tha se ajo ka vepruar njëjtë si shumë liderë botërorë të cilët kanë pasur ftesë, por kanë autorizuar nivel më të ulët të përfaqësimit.

Megjithatë, ajo tha se e ka pasur mundësinë që më herët të flas me presidentin e ri amerikan, në Samitin e Parisit, ku sipas saj ka zhvilluar bisedë përmbajtjesore për Kosovën.


Krahas kësaj, Osmani tha se ka mbi një vit që ka zhvilluar takime të shumta me përfaqësues të republikanëve. Bazuar në këto, sipas saj, Kosova do të ketë mbështetjen e fuqishme edhe përgjatë administratës Trump, raporton Kp.

“Unë kam pasur mundësinë që të uroj personalisht presidentin Trump gjatë vizitës në Paris. Jo vetëm që ta uroj, por njëkohësisht të kem edhe një bisedë përmbajtjesore me të në lidhje me situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajonin tonë, dhe rreziqet që i kanosen këtij rajoni. Kam shprehur besimin e plotë në lidershipin e tij për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Kosovë e më gjerë. Jam jashtëzakonisht e kënaqur dhe shumë optimiste pas asaj bisede që kam pasur me presidentin.

Njëkohësisht ka më shumë se një vit që unë kam vazhduar takime të shumta me përfaqësues të Partisë Republikane, shumë prej kontakteve që i kam edhe më herët dhe tani, që janë vendosur tani për herë të parë. Bazuar në të gjitha këto kontakte e them me besim të plotë se Kosova ka mbështetje të fuqishme në këtë administratë dhe në përgjithësi në Partinë Republikane”, tha ajo.

Osmani sqaroi në detaje pse nuk ka qenë në ceremoninë e djeshme të inaugurimit të presidentit Trump.

Ajo shtoi se një delegacion nga zyra e saj, kryesuar edhe nga ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli e përfaqësuan Kosovën në betimin e presidentit amerikan.

“Në këtë ceremoni kam qenë e ftuar nga anëtarë të Kongresit dhe anëtarë të Senatit. Meqenëse shumica dërrmuese e shteteve, sa i përket liderëve shtetërorë po flas, janë përfaqësuar nga ambasadorët.

Të njëjtin model protokollar e kemi zbatuar edhe ne. Unë kam dërguar një delegacion presidencial të udhëhequr nga shefja e stafit dhe këshilltarja për politikë ta jashtme të cilat shoqëruar nga ambasadori Ilir Dugolli kanë marrë pjesë në të gjitha aktivitetet inauguruese. Shumë prej të cilave akoma po vazhdojnë, përfshirë takimet e ekipit që unë kam deleguar. Sapo të përfundojnë takimet e tyre dhe vizitat e tyre ne do të lëshojmë një komunikatë ku do të informojmë publikun për të gjitha këto takime”, deklaroi Osmani.

Në anën tjetër, Osmani u pyet edhe për deklarimet politike gjatë fushatës zgjedhore, mirëpo nuk pranoi të komentojë.

“Për çështje të fushatës nuk jemi sot këtu. Në fakt si presidencë nuk jemi asnjë ditë për t’u marrë me çështje të fushatës”, theksoi Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori