LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi premton se në Gjakovë do të ndërtojë Qendrën Kulturore për Komunitetin Egjiptian

Krasniqi premton se në Gjakovë do të ndërtojë Qendrën Kulturore për Komunitetin Egjiptian

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike (IRDK), Elbert Krasniqi, po vazhdon fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt.

Krasniqi përmes një video të publikuar në Facebook, thotë se në Gjakovë do të ndërtojnë Qendrën Kulturore për Komunitetin Egjiptian.

“Ky është zotimi ynë! Në Gjakovë do të ndërtojmë Qendrën Kulturore për Komunitetin Egjiptian! Potenciali artistik i qytetarëve tanë do të mund të jetësohet në këtë qendër, e cila do të ketë salla për aktivitete, koncerte, galeri etj”, ka shkruar Krasniqi.


Tutje, ai ka pohuar se “trashëgimia kulturore, promovimi i traditave, zakoneve dhe vlerave janë prioritet për ne. Kjo shtëpi do të jetë kryeqendër e egjiptianëve në Kosovë dhe Ballkan”.

Ai ka bërë thirrje që të votohet IRDK,111./Telegrafi/