LAJMI I FUNDIT:

Marco Rubio konfirmohet nga Senati si Sekretar i Shtetit

Marco Rubio konfirmohet nga Senati si Sekretar i Shtetit

Senati konfirmoi shpejt ish senatorin Marco Rubio si Sekretar të Shtetit të hënën me një votim unanim, duke i dhënë Presidentit Donald Trump anëtarin e parë të kabinetit të tij të ri në ditën e inaugurimit.

Marco Rubio, ish senator republikan nga Florida, është ndër kandidatët më pak të debatueshëm të Presidentit Trump dhe votimi ishte vendimtar 99-0. I emëruari i Presidentit Trump për drejtor të CIA-s, John Ratcliffe pritet gjithashtu të miratohet me një votim të shpejtë.

Votimet për emërimet e tjera, duke përfshirë ish veteranin e luftës dhe ish drejtuesin e një emisioni lajmesh në Fox News, Pete Hegseth për postin e Sekretarit të Mbrojtjes, pritet të bëhen më vonë gjatë javës.


“Marco Rubio është një njeri shumë inteligjent me njohuri të jashtëzakonshme të politikës së jashtme amerikane”, tha Senatori republikan Chuck Grassley në hapje të votimit në Senat.

Shpesh është traditë që Senati të mblidhet menjëherë pas ceremonisë së inaugurimit për të filluar me miratimin e anëtarëve të kabinetit të presidentit të ri, veçanërisht të zyrtarëve të sigurisë kombëtare.

Gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, Senati konfirmoi me shpejtësi kandidatët e tij për Sekretar të Mbrojtjes dhe Sekretar të Departamentit të Sigurisë Kombëtare në ditën e tij të parë në detyrë.

I emëruari i ish Presidentit Joe Biden për drejtor të inteligjencës kombëtare u konfirmua në ditën e tij të inaugurimit.

Me kthimin e Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe kontrollin e Kongresit nga Partia e tij Republikane, anëtarët e tij të kabinetit pritet të miratohen pa vështirësi të mëdha, pavarësisht skepticizmit fillestar dhe kundërshtimit nga ligjvënës nga të dyja partitë. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Priste të kalonte nga Meksika në SHBA, emigrantja kolumbiane shpërthen në lot kur mëson së Trump ndaloi aplikacionin e hyrjes në kufi

Priste të kalonte nga Meksika në SHBA, emigrantja kolumbiane shpërthen në lot kur mëson së Trump ndaloi aplikacionin e hyrjes në kufi

Amerika
OBSH i përgjigjet Trumpit, pas vendimit të tij që SHBA të largohet nga kjo organizatë

OBSH i përgjigjet Trumpit, pas vendimit të tij që SHBA të largohet nga kjo organizatë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin e dënimit me vdekje

Trump nënshkruan urdhrin e dënimit me vdekje

Amerika
Numri i të vdekurve shkon në 66, detaje dhe pamje të tjera të zjarrit në një restort skijimi në Turqi

Numri i të vdekurve shkon në 66, detaje dhe pamje të tjera të zjarrit në një restort skijimi në Turqi

Turqia
Refuzuan të kthehen në vijën e frontit, policia ushtarake ruse rrah brutalisht ushtarët e vetë - i godet me shkop dhe elektroshok

Refuzuan të kthehen në vijën e frontit, policia ushtarake ruse rrah brutalisht ushtarët e vetë - i godet me shkop dhe elektroshok

Evropa
Të gjitha fushat që Trump mori vendime që në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë si president i SHBA-së

Të gjitha fushat që Trump mori vendime që në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë si president i SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori