Qeveria zoton mjetet për fazën përfundimtare të ujësjellësit për Komunën e Mamushës dhe fshatrat e Përdrinisë
Komisioni i Ministrave për Ndërmarrjet Publike ka zotuar mjetet financiare për fazën përfundimtare të ujësjellësit për Komunën e Mamushës dhe disa fshatra të Përdrinisë në Prizren, teksa është përkrahur edhe projekti i ujësjellësit në Gërnçarë të Prizrenit.
Sipas njoftimit të zëvendësministrit të Ekonomisë, Getoar Mjeku, KRU “Gjakova” ka përfituar “500 mijë euro për fazën përfundimtare të rrjetit të ujësjellësit për vendbanimet Krushë e Madhe, Piranë, Zojz, Medvec dhe Mamushë”.
“Kurse KRU Hidroregjioni Jugor përkrahet me 145 mijë euro për me përmbyllë ujësjellësin në Gërnçarë të Prizrenit”, ka njoftuar Mjeku në rrjetet sociale raporton Telegrafi.
Ndërkaq ndarja e këtyre mjeteve është konfirmuar edhe nga KRU “Gjakova” që ka vlerësuar se ky investim në fshatrat Krushë, Piranë, Zojz, Medvec dhe Komunën e Mamushës “është jetik për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm, duke kontribuar drejtpërdrejtë në mirëqenien dhe zhvillimin e këtyre komuniteteve”.
Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdylhadi Krasniç ka theksuar se buxheti i nevojshëm për fazën përfundimtare të ujësjellësit është siguruar nga organet qeveritare dhe ka shprehur mirënjohje për angazhimet në këtë drejtim edhe të kreut të KDTP-së, Fikrim Damka.
“Me përfundimin e plotë të këtij projekti, i cili pritet prej 100 vitesh, do të plotësojmë një nga mungesat tona më të mëdha”, është shprehur Krasniç.
Muaj më parë autoritetet komunale të Prizrenit dhe ata të Mamushës patën njoftuar se në bashkëpunim me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” ka nisur realizimi i projektit që do të mundësojë furnizimin me ujë për disa fshatra të Përdrinisë dhe për Mamushën, dhe se vlera e përgjithshme e projektit është 1.8 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLaerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë
Momenti kur Hillary Clinton fillon të qeshë ndaj planit të Trump për të riemërtuar Gjirin e Meksikës
Revolucion te Milani: Katër yje në shitje, lamtumira që në janar
Presidenti i Panamasë i përgjigjet Trumpit pas deklaratave se do të 'marrë përsëri' kanalin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet