Shërbimi Klinik i Kardiokirurgjisë, gjatë vitit 2024 ka shënuar numër rekord të ndërhyrjeve në zemër të hapur. E falë rinovimeve që kanë ndodhur po në këtë njësi janë krijuar mundësitë që të rritet edhe numri i operacioneve më të komplikuara për pacientët.
Përmirësimet infrastrukturore që kanë ndodhur vitin e kaluar kanë rritur numrin e shtretërve në njësinë intensive, por edhe në gjithë klinikën, thotë drejtori i Shërbimit klinik të Kardiokirurgjisë, Shpejtim Shurdhiqi.
“Ka qenë një vit jashtëzakonisht i suksesshëm për shërbimin klinik të kardiokirurgjisë, gjatë vitit 2024 kemi arritur që të bëhet një rinovim i klinikës në tërësi e cila ka krijuar një hapësirë të mirë për të gjithë stafin, e posaçërisht për pacientët. Ajo që është me rëndësi është arritur që të rritet numri i shtretërve në intensiv, është rritur numri nga 4 në 10 shtretër, ndërsa në repart është rritur numri prej 14 në 17.
Kështu që kjo hapësirë e rritur, rinovimet e pjesës së nën-kulmit ka bërë që të kemi një aktivitet më të shtuar të ndërhyrjeve kirurgjike në repartin tonë.. kemi arritur që ky numër i operacioneve të rritet ndjeshëm, përderisa më herë janë realizuar 6-7 operacione brenda javës tash kemi arritur që ky numër të arrijë në 10, shto edhe rastet urgjente apo emergjente të cilat kryhen gjatë tërë javës. Kjo ka ndikuar në masë të madhe që të kemi gradualisht edhe zvogëlim të listës së pritjes, e cila mendoj se në të ardhmen, ky numër i listës së pritjes do të reduktohet edhe mëtutje”, thotë Shurdhiqi.
E numër rekord të operimeve kjo njësi ka shënuar vitin e kaluar.
“Vitin e kaluar është një numër rekord i operimeve gjatë historisë së kardiokirurgjisë, deri në fund të dhjetorit kemi arritur që të kryhen 372 intervenime kirurgjike në zemër të hapur. Kjo siç ka thash ka ndikuar që edhe lista e pritjes lehtësisht të arrihet dhe të zvogëlohet”, theksoi kardiokirurgu Shurdhiqi.
Në Kardiokirurgji duke nisur nga viti i kaluar është rritur edhe numri i operimeve të komplikuara në zemër të hapur.
Drejtori i kësaj njësie, Shpejtim Shurdhiqi thotë se planifikojnë që në periudhën dy deri tri vjeçare të realizohen më shumë ndërhyrje me metoda minimale invazive.
“Krahas numrit është rritur edhe numri i operacioneve më të komplikuara çka do të thotë se me një pacientë sot kryhet ndërrimi i dy ose tre valvulave apo tek i njëjti pacienti kryhet edhe ndonjë bajpas.
Janë operacione komplekse përderisa më herët kanë qenë shumë më të rralla. Kështu që tash është një formë rutinë e kryerjes së operacioneve të kombinuara duke përfshirë edhe pjesën valvulare edhe pjesën rivaskularizimit të zemrës, po shto këtu edhe intervenimet që kanë të bëjnë me sëmundjet e aortës qofshin ato elektive apo emergjente të cilat kryhen gjatë javës apo viti…
Gjatë vitit të kaluar në bashkëpunim me Spitalin e Zyrihut me ndihmën e profesorit, Xhemajli kemi arritur që të kryhen edhe tri raste me metoda minimale invazive e cila në të ardhmen neve na hup rrugën që në periudhë 2-3 vjeçare të fillohen edhe këto procedura të realizohen në kuadër të klinikës”, theksoi Shurdhiqi.
Duke qenë që kryerja e një intervenimi kirurgjik në zemër në institucionet private shëndetësore për pacientët kosovarë ka kosto të lartë e cila prek shifrat deri në 30 mijë euro, ofrimi i këtij shërbimi në QKUK bëhet pa pagesë.
“Operacionet në zemër të hapur tek ne bëhen pa pagesë, kurrfarë pagese nuk kryhet nga ana e pacientit apo familjarëve kështu që është një përparësi e madhe për arsye se çdo intervenim, se zakonisht intervenimet tona kushtojnë shumë mbi 10 mijë, 20 mijë, 30 mijë euro kështu të gjitha kryhen pa kurrfarë pagese apo financimi”, shprehet ai.
Shërbimi i Kardiokirurgjisë po planifikon që përgjatë këtij viti të pasurohet edhe me pajisje të reja. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos