LAJMI I FUNDIT:

Milaimi pretendon se Driloni dhe Xheneta janë të virgjër, ndërsa tregon se vetë ka pasur vetëm tri të dashura

Milaimi pretendon se Driloni dhe Xheneta janë të virgjër, ndërsa tregon se vetë ka pasur vetëm tri të dashura

Opinionisti, Milaim Zeka, shkaktoi shumë të qeshura mbrëmjen e kaluar, kur hyri në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova për të qëndruar 24 orë dhe pati një bisedë interesante me banorët.

Ai kaloi kohë në dhomën e ndenjes bashkë me Drilonin dhe Xhenetën, duke diskutuar tema të ndryshme dhe duke u argëtuar.

Gjatë bisedës, Milaimi nuk ngurroi të bënte disa pyetje provokuese. Ai e pyeti Drilonin: “Kur e ke humbur virgjinitetin, me kë e ke humbur?” Driloni, i cili po qeshte gjatë gjithë bisedës, nuk dha një përgjigje konkrete, ndërsa Milaimi vazhdoi shaka me Xhenetën, duke i thënë: “Se ti akoma virgjine je garantoj!” Driloni, duke qeshur, u pajtua, duke thënë: “Po, edhe unë besoj”.


Foto: Screenshot/YouTube

Në vazhdim, Milaimi tregoi një histori nga jeta e tij, duke u shprehur se kishte pasur marrëdhënie për herë të parë në moshën 18-vjeçare në Vjenë, me një mjeke austriake.

Xheneta, duke qeshur, tha se me siguri Milaimi ka pasur shumë të dashura, ndërsa Milaimi e kundërshtoi, duke thënë se ka pasur vetëm dy ose tre, pasi, siç tha ai, gjithmonë ka folur shumë dhe vajzat nuk iu kanë afruar.

Shokon Driloni, tregon pa dashje se ka marrë informacione nga jashtë përmes banorëve të rinj
Lexo po ashtu Shokon Driloni, tregon pa dashje se ka marrë informacione nga jashtë përmes banorëve të rinj

Ndërkohë, ai bëri edhe një shaka me Xuxin, i cili kishte thënë se ka pasur mbi 40 të dashura. Milaimi i tha me humor: “Unë nuk jam si Xuxi”.

Biseda mes Milaim Zekës dhe banorëve krijoi një atmosferë relaksuese dhe shumë të qeshur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, duke bërë që shikuesit të ndjekin me interes këtë moment argëtues. /Telegrafi/