LAJMI I FUNDIT:

Drejtësia e Putinit, dënohen me burg avokatët e Navalnyt

Drejtësia e Putinit, dënohen me burg avokatët e Navalnyt

Tre avokatë të liderit të ndjerë të opozitës ruse, Alexei Navalny, u dënuan sot me tre vjet e gjysmë deri në pesë vjet burg për anëtarësim në një grup ekstremist.

Vadim Kobzev, Igor Sergunin dhe Alexey Liptser u dënuan para një gjykate në qytetin Petushka, rreth 100 kilometra në lindje të Moskës.

Ata u arrestuan në tetor të vitit 2023 me akuzën se ishin pjesë e një grupi ekstremist, pasi autoritetet atje karakterizuan organizatën e Navalnyt – Fondacioni për Luftën kundër Korrupsionit dhe rrjetin e tij të gjerë të zyrave rajonale.


AP shkruan se rasti shihet si një mënyrë për të rritur presionin ndaj kritikëve të Kremlinit dhe për të dekurajuar avokatët që të marrin çështje politike.

Kur avokatët u arrestuan, Navalny po vuante tashmë një dënim me nëntëmbëdhjetë vjet burg për disa dënime penale, përfshirë ekstremizmin.

Ndryshe, kundërshtari i presidentit rus, Vladimir Putin, Navalny vdiq në një burg në shkurt të vitit 2023. /Telegrafi/