LAJMI I FUNDIT:

Një burrë tentoi të sulmonte me thikë një student në Novi Sad

Një burrë tentoi të sulmonte me thikë një student në Novi Sad

Sot para Fakultetit të Mjekësisë në Novi Sad, gjatë bllokadave, një i moshuar me thikë ka tentuar të sulmojë një student, i cili qëndronte i qetë me duar të ulura.

Disa studentë, gjithashtu roje sigurie, erdhën dhe çarmatosën burrat që u përplasën me studentin, raporton nova.rs.

Ky është vetëm një në serinë e sulmeve ndaj studentëve, pjesëmarrësve të protestës dhe një nga më të rëndat ndodhi dje kur një shofer u arrestua pasi tentoi të vriste një studente që mori pjesë në bllokadën në rrugën Rooseveltova.


Përkatësisht, ai me veturën e tij ka tentuar të kalojë me forcë bllokadën dhe me atë rast ka goditur një studente e cila ndodhej në trotuar.

Ndryshe, studentët tash e sa javë po protestojnë duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 15 personave në Novi Sad.

Kujtojmë se muaj më parë 15 persona mbetën të vdekur kur u shemb streha e jashtme prej betoni e Stacionit Hekurudhor. /Telegrafi/