Ishte e vështirë të mos dallohej mesazhi i kryeministrit të provincës kanadeze, Ontarios, Doug Ford, drejtuar amerikanëve.
Ai e mbante mesazhin pikërisht në kapelën e tij.
Përpara një takimi të kryeministrave provincialë me kryeministrin e Kanadasë Justin Trudeau për të diskutuar përgjigjen e vendit ndaj kërcënimit të tarifave të SHBA-së, Ford kishte veshur një kapele me shkronja të bardha ku shkruhej “Kanada nuk është në shitje”.
Bëhet e ditur se ky veprim vjen pasi presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar se do të vendosë një tarifë për të gjitha mallrat kanadeze dhe ka menduar për përdorimin e “forcës ekonomike” për të “hequr qafe” kufirin midis dy vendeve.
Këto kërcënime çuan në takimin e së mërkurës në Otavë, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
“Kjo ka të bëjë me kanadezët e përditshëm që mbrojnë vendin”, tha Ford kur u pyet për kapelën e tij.
Ai tregoi se kapelën e mori nga Jackpine Dynamic Branding në Otava dhe më vonë e falënderoi kompaninë në X.
Liam Mooney i Jackpine tha se ideja për kapelen i erdhi javën e kaluar kur po shikonte Ford duke u intervistuar në Fox News dhe e dëgjoi prezantuesin të thoshte se do të ishte një “privilegj” për Kanadanë t’i bashkohej SHBA-së.
“Ne menduam, jo. Është një privilegj të jesh kanadez”, tha Mooney.
Ndryshe, Mooney e përshkroi aktin si një “akt të vogël patriotizmi” dhe jo një skemë për të fituar para.
“Nuk ka rëndësi se cila është përkatësia juaj politike, cila është përkatësia juaj partiake ose cili mund të jetë botëkuptimi juaj. Unë mendoj se ne të gjithë mund të pajtohemi se Kanada është një vend i mrekullueshëm dhe në një botë kombesh qëndron e vetme si një vend shumë unik dhe një vend i mrekullueshëm”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSkandal në Kroaci - zëvendëskryeministri kroat shkrep nëntë herë armën nga vetura
Hamasi për marrëveshjen e armëpushimit me Izraelin: Nuk do të kishte paqe pa Donald Trumpin
Ekstradohet nga Bosnja në Serbi i dyshuari që ndihmoi Faton Hajrizin të ikte në shtetin serb
Zjarr masiv në objektin më të madh në botë të baterive të litiumit në Kaliforni
SpaceX "humbet" raketën "më të madhe dhe më të fuqishme në botë" - disa minuta pas ngritjes nga Teksasi
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit