LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka njoftuar se sot është arrestuar Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Nol Nushi.

Molliqaj ka thënë se sekretari i përgjithshëm kësaj partie, Nol Nushi, është arrestuar në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriu, pa specifikuar nëse ai është arrestuar nga Policia e Kosovës.

“Noli çdo ditë është në Prishtinë, banesë e zyrë. Si u bë që gjetën kufirin për ta penguar e arrestuar? Nga kush ky urdhër? Ky stil arrestimi ka veç një shpjegim: lodhja e aktivistëve. Kjo metodë përherë këtë funksion ka pasur. Nuk bëhet fjalë për këmbënguljen e drejtësisë”, ka shkruar Molliqaj, transmeton Telegrafi.


Tutje kreu i PSD thotë se “në ndërkohë që Noli është ndaluar për një rast të vitit 2016, sa ishte aktivist në VV, nuk kemi dëgjuar raste të aktivistëve që janë në VV të jenë ndaluar a penguar”.

“Kërkojmë lirim të menjëhershëm, si dhe hetim të këtyre veprimeve arbitrare”, ka shkruar Molliqaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori