LAJMI I FUNDIT:

U gjet i vdekur në banesë, ekspertiza mjeko-ligjore: 81-vjeçari u vra

U gjet i vdekur në banesë, ekspertiza mjeko-ligjore: 81-vjeçari u vra

Ekspertiza mjeko-ligjore e 81-vjeçarit Xhemal Meta, i cili u gjet pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Shëngjin i Vogël në rrethinat e Tiranës, ka zbuluar se ai është vrarë.

Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale, por pas hetimeve të kryera, u konstatua se i moshuari kishte marrë goditje fatale nga pas kokes, që shkaktuan vdekjen e tij.

Burime bëjnë me dije se Xhemal Meta kishte vendosur të jetonte i vetëm në këtë fshat pranë Tiranës, ndërkohë që familja e tij jetonte në kryeqytet. Policia e Tiranës ka referuar materialet përkatëse në Prokurori, duke i referuar ngjarjen si “Vrasje me dashje”, ndërkohë që hetimet vijojnë.


“Nga hetimet paraprake dhe ekzaminimi mjeko-ligjor, ka rezultuar se shtetasi Xh.M. ka pësuar dëmtime në pjesën e pasme të kokës, të dyshuara të shkaktuara nga goditje me sende të forta.

DVP Tiranë ka referuar materialet në Prokurori për veprën penale “Vrasje me dashje”, e parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë, për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe për të përcaktuar rrethanat konkrete të ngjarjes, si dhe shkaqet që çuan në humbjen e jetës së shtetasit Xh.M.”, njofton policia e Tiranës.

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira

Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori