Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar sot lidhur me suspendimin e para disa të ditëve të policëve që u raportua se kanë marr pjesë në fushatë zgjedhore.
KMDLNj këtë e quan si suspendim nga puna sipas standardeve të dyfishta.
Lexoni të plotë reagimin e Këshillit:
Polici hetues për raste të korrupsionit të profilit të lartë, Idriz Gashi, pasi shërbeu mbi 20 vjet në Policinë e Kosovës u suspendua nga puna me arsyetim se paska marrë pjesë në tubim të një partie politike.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka urdhëruar që policët e Kosovës të mos marrin pjesë në asnjë tubim apo fushatë zgjedhore të asnjë subjekti politik sikur që me asnjë paraqitje publike apo përmes rrjeteve sociale të identifikohem me një parti apo përcaktim politik.
Sipas KMDLNj – së kjo urdhëresë është e drejtë dhe e domosdoshme për ta mbrojtur pa-anësinë e Policisë së Kosovës nga çdo ndikim partiak, politik apo grupeve të interesit për faktin se Policia është në mbrojtje të rendit dhe ligjit që janë në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës pavarësisht përkatësisë etnike, politike, moshës, gjinisë, racore, kulturore apo statusit në shoqëri.
Në ndërkohë polici Idriz Gashi është kthyer në punë, i është kthyer arma zyrtare si dhe distinkti identifikues që, sipas KMDLNj- së ishte veprim i drejtë bazuar në fotot ku nuk vërtetohet prania e policit Gashi në një tubim partiak pasi avokati dhe vet polici kishin kundërshtuar vendimin për suspendim. Për çudi të opinionit por jo edhe të KMDLNj – së, pas përfundimit të orarit të punës, policit Gashi i ishte dorëzuar një tjetër vendim për suspendim nga puna, pa të drejtë kundërshtimi deri në një afat të pacaktuar.
Nga praktika e KMDLNj – së ka raste të ngjashme me rastin e policit Gashi ku palët e suspenduara janë detyruar të kalojnë një kohë të gjatë para gjykatave ku edhe e kanë fituar pafajësinë, janë kompensuar materialisht mirëpo në aspektin e dëmtimit të reputacionit personal dhe familjar kanë mbetur të pakompensuar e që paraqet shkelje të rëndë të drejtave të njeriut dhe trajtim diskriminues.
Punëdhënësi (institucioni) i eliminon punëtorë që vlerëson se i pengojnë apo për shkaqe politike ndonëse nuk kanë bazë ligjore. Atyre nuk iu bëhet vonë që e dëmtojnë buxhetin edhe në raste kur janë të sigurt se e humbin rastin.
Ka dëshmi se udhëheqës të ndërmarrjeve publike apo institucioneve të pavarura kanë marrë pjesë aktive në tubime politike dhe partiake e nuk kanë suspenduar nga puna. Kjo paraqet rast flagrant të zbatimit selektiv të standardeve disiplinore dhe ndëshkuese.
KMDLNj – ë edhe më parë ka kërkuar që të krijohet një mekanizëm institucional që do të krijonte kushte për kompensim moral dhe profesional të personave të suspenduar apo akuzuar e që e dëshmojnë pafajësinë.
KMDLNj – ë kërkon nga Inspektorati policor i Kosovës që të ruaj pavarësinë, paanësinë dhe profesionalizmin gjatë marrjes së vendimeve dhe t'i mos nënshtrohen asnjë presioni politik apo grupeve të interesit.
Rastin e policit Gashi KMDLNj – ë e trajton ekskluzivisht nga aspekti i të drejtave të njeriut duke theksuar se këto të drejta janë shkelur gjatë risuspendimit dhe mohimit të drejtës për kundërshtim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë
Sot mbahet konferencë për rastin e Liridona Ademajt, e vrarë në nëntor të 2023-së
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri