LAJMI I FUNDIT:

NATO me mision të ri për të mbrojtur kabllot nënujore në rajonin e Detit Baltik

NATO me mision të ri për të mbrojtur kabllot nënujore në rajonin e Detit Baltik

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, njoftoi të martën se aleanca po nis një mision të ri për të mbrojtur kabllot nënujore në rajonin e Detit Baltik.

Rutte tha në një takim në Helsinki me krerët e vendeve të NATO-s të vendosura në Detin Baltik, se përpjekja do të quhej Baltic Sentry.

“Do të përfshijë një sërë asetesh, duke përfshirë fregatat dhe aeroplanët e patrullimit detar, ndër të tjera, dhe do të rrisë vigjilencën tonë në Balltik”, u tha Rutte gazetarëve.


Ai tha gjithashtu se një flotë e vogël dronësh detar do të vendoset “për të ofruar mbikëqyrje dhe parandalim të zgjeruar”, transmeton Telegrafi.

Takimi pason një varg incidentesh në Baltik, që kanë rritur shqetësimet për aktivitetet e mundshme ruse në rajon.

Duke njoftuar operacionin e ri, Rutte vuri në dukje se më shumë se 95 për qind e trafikut të internetit sigurohet nëpërmjet kabllove nënujore, dhe 1.3 milionë kilometra kabllo garantojnë një vlerë prej 10 trilion dollarësh transaksione financiare çdo ditë.

“Në të gjithë aleancën, ne kemi parë elementë të një fushate për të destabilizuar shoqëritë tona përmes sulmeve kibernetike, tentativave për vrasje dhe sabotimeve, duke përfshirë sabotimin e mundshëm të kabllove nënujore në Detin Baltik”, tha ai.

Rutte tha se kundërshtarët e NATO-s duhet të dinë se aleanca nuk do të pranojë sulme në infrastrukturën e saj kritike, duke nënvizuar se “ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për t’u siguruar që të luftojmë kundër, se ne jemi në gjendje të shohim se çfarë po ndodh dhe më pas të marrim hapa për t’u siguruar që kjo të mos ndodhë më”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U vlerësuan si

U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri

Evropa
“Ata që duan paqe duhet të jenë të përgatitur për luftë”: Suedia do të dërgojë forca të armatosura në Detin Baltik për herë të parë

“Ata që duan paqe duhet të jenë të përgatitur për luftë”: Suedia do të dërgojë forca të armatosura në Detin Baltik për herë të parë

Evropa
Raporti i Jack Smithit për Donald Trumpin - gjashtë pikat kyçe të prokurorit

Raporti i Jack Smithit për Donald Trumpin - gjashtë pikat kyçe të prokurorit

Amerika
Ushtarët koreano-verior po kryejnë vetëvrasje për të mos u kapur nga ukrainasit

Ushtarët koreano-verior po kryejnë vetëvrasje për të mos u kapur nga ukrainasit

Evropa
Beteja për jetë a vdekje, ushtari ukrainas dhe ai rus fillimisht shtien mbi njëri tjetrin – përdorin edhe thikat

Beteja për jetë a vdekje, ushtari ukrainas dhe ai rus fillimisht shtien mbi njëri tjetrin – përdorin edhe thikat

Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Evropa
Kalo në kategori