LAJMI I FUNDIT:

Pensionistët paralajmërojnë tjetër protestë në Tiranë, kërkojnë vendosjen e minimumit jetik

Pensionistët paralajmërojnë tjetër protestë në Tiranë, kërkojnë vendosjen e minimumit jetik

Pensionistët kanë paralajmëruar një tjetër protestë përpara Kryeministrisë në Tiranë. Të mërkurën e 15 janarit, pensionistët do të mblidhen në orën 10:00 sërish për të vijuar me kërkesat e tyre për rritje të pensioneve.

Bonusi i fundvitit me 15 mijë lekë për një pjesë të tyre dhe 10 mijë lekë për pjesën tjetër, nuk i kënaqi nevojat e tyre jetike.

Po ashtu edhe bonusi i pranverës me 10 mijë dhe 5 mijë sërish për ta mbetet i pamjaftueshëm. Sipas tyre vendosja e minimumit jetik do të ishte hapi i parë drejt përmirësimit të pensioneve në Shqipëri, për të mos pasur asnjë pension nën masën 20 mijë lekë të reja.


Pensionistët protestuan edhe gjatë vitit 2024, në disa protesta të vazhdueshme, teksa kryeministri zhvillonte takime me një pjesë tjetër të pensionistëve, me premtimin se qeveria do të ketë një kujdes të veçantë për këtë kategori. Protesta e së mërkurës në orën 10:00 do të jetë e para për këtë vit, por jo e fundit sipas pensionistëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Kalo në kategori