Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimin për krime lufte ndaj Millosh Pleskoviq, u dëgjuan dëshmitë e tre të dëmtuarve në cilësinë e dëshmitarëve: Mihrije Daçaj, Xhenger Cana dhe Byrhanedin Bojaxhiu.
Pleskoviq po akuzohet se gjatë vitit 1998-‘99 në Prizren në bashkryerje me një grup serbësh të armatosur kishin vrarë tre civilë shqiptarë dhe plagosur disa të tjerë.
Nëna e të vrarëve R.D., dhe B.D., dëshmitarja Mihrije Daçaj ka deklaruar se me të dëgjuar krismat në ditën kritike, zemra e saj e kishte ndjerë se djemtë e saj janë vrarë.
“Ata janë kanë në mal për dru për kojshi, edhe unë po rri te dera e oborrit, veç kur i kanë mshu rafall. I thash plak, tha he, i thash na mbytën djemtë. Plaku më tha ‘oj plakë, tu thaftë goja’, i thashë mu ka tha goja ty me gjithë mue”, ka deklaruar e dëmtuara., raporton Betimi për Drejtësi.
Ajo ka rrëfyer se me të ardhë i dëmtuari tjetër, Xhenger Cana, i cili sipas saj ishte i gërrithur, e kishte pyetur se ku janë djemtë. Tha se Cana i kishte thënë “tash vijnë”.
“Unë dy orë kam ndejtë në oborr, përjashta në sokak, i këqyrsha kur po më vijnë, masanej doli plaki, ndejti çka ndejti, plakë tha, nuk janë djemtë kërkund”, ka thënë e dëmtuara Daçaj.
Ajo ka deklaruar se nuk kishte pasur mundësinë të merrte pjesë në varrimin bijëve të saj dhe se të njëjtit ishin të vrarë e të bërë copa.
“I kanë mbytë, copa i kanë ba e hajt, nuk kanë pas çka me shti në tokë, nuk i ka pa nana, as nuk m’i kanë pru te shpia, as në spital nuk i ka pa nana, se nuk më kanë lënë, nuk m’i kan prue, i thojsha plakut bjermi t’i shoh, thojke s’po i bijnë plakë”, shtoi Daçaj.
E pyetur se përse Xhenger Cana njëherë i kishte thënë se djemtë do vijnë, e dëmtuara tha se me gjasë një gjë të tillë ia kishte thënë që t’ia largonte dhimbjen, e më vonë i kishte treguar se janë vrarë.
E dëmtuara është shprehur e bindur se i akuzuari ia ka vrarë djemtë dhe theksoi se një gjë të tillë e di ai vetë.
“Kurrkush nuk të thotë pa bë diçka”, tha ndër tjera e dëmtuara.
Në këtë seancë është dëgjuar edhe dëshmia e të dëmtuarit Xhenger Cana, i cili kishte arritur të largohej dhe të shpëtonte nga ngjarja tragjike.
Ai i ka pohuar Gjykatës se të akuzuarin e ka parë me sytë e tij kur së bashku me 7-8 persona të tjerë ia ka zënë pritën dhe kanë filluar të gjuajnë në drejtim të tij.
Cana ka thënë se kishte arritur të shpëtojë pasi njëri nga të vrarët, saktësisht daja i tij, B.D., e kishte goditur me bërryl, kështu i dëmtuari kishte rënë në luginë dhe kishte arritur të largohej nga mali.
Për të akuzuarin dhe personat që ishin me të, i dëmtuari ka pohuar se kishin armë të gjata dhe ishin të uniformuar.
Në pyetjen e mbrojtëses së të akuzuarit Pleskoviq, avokates Jovana Filipoviq, se a e kishte parë pas incidentit të akuzuarin ndonjëherë tjetër, ai ka thënë se e kishte parë edhe njëherë tek dajtë e tij.
Ndërsa, i pyetur se pse nuk kishte ndërmarrë asgjë kur ka parë që Pleskoviq po endet i lirë, Cana ka thënë se gjatë asaj kohe pushteti ka qenë në dorën e serbëve dhe nuk ka pasur guxim të thotë diçka.
Më pas, u dëgjua dëshmitari Byrhanedin Bojaxhiu, i cili kishte tërhequr trupat e viktimave nga mali.
Bojaxhiu ka pohuar se kishte arritur të shihte se trupat e viktimave kanë qenë të bërë copa.
“I kemi pa qysh janë kanë, pa kry, pa kamë, edhe pa sy janë kanë dy bineqt”, tha ndër tjera dëshmitari.
Ndryshe, në këtë seancë, avokatja Filipoviq, i ka kërkuar trupit gjykues që të pajiset me deklaratën e një dëshmitari, të cilën Prokuroria nuk e kishte sjellë me qëllim të ruajtjes së identitetit të dëshmitarit. Mirëpo, Prokuroria është shprehur e gatshme që ta sjellë të redaktuar në ato pjesë ku konsideron se do zbulohet identiteti i tij.
Po ashtu, Filipoviq ka kërkuar nga Gjykata që të përjashtohet si dëshmitar P.D., me arsyetimin se ka qenë prezent kur është lexuar aktakuza dhe janë dhënë fjalët hyrëse. Sipas saj, në leximin e aktakuzës, ai ka fyer të akuzuarin dhe e ka kërcënuar.
Në lidhje me propozimet e mbrojtjes, trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Rrahman Beqiri, ka nxjerrë aktvendim përmes të cilit ka urdhëruar Prokurorinë që t’ia dorëzojë mbrojtjes dëshminë e dëshmitarit anonim me të gjitha redaktimet e nevojshme për të mos zbuluar identitetin e tij.
Ndërkaq, trupi gjykues ka refuzuar propozimin e mbrojtjes për të përjashtuar P.D., si dëshmitar në këtë çështje, pasi që sipas tyre fakti se ky dëshmitar ka qenë pjesë e fjalës hyrëse dhe leximit të aktakuzës, nuk ndikon asgjë në dëshminë e tij, e që për më tepër seanca është publike dhe kanë qenë prezente dhe mediat dhe se në gjykime publike mund të marrin pjesë të gjitha palët.
Dispozitat ligjore, sipas trupit gjykues e përjashtojnë vetëm mundësinë që gjatë dëgjimit të një dëshmitari të jetë prezent një dëshmitar tjetër, gjë që në rastin konkret nuk ka ndodhur.
Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale e ngritur më 7 qershor 2024, thuhet se Millosh Pleskoviq gjatë vitit 1998-’99 në Prizren, në bashkëkryerje me person tjerë, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare kundër personave civilë, duke kryer vrasjen e viktimave.
Sipas aktakuzës, Pleskoviq duke funksionuar si grup i armatosur me 7-8 persona të nacionalitetit serb, më 1 shtator 1998 në Prizren derisa ishin duke shkuar për në malin e tyre viktimat R.D., B.D., F.B., së bashku me të dëmtuarit Fevzi Cana, Xhenger Cana dhe Bashkim Kastrati, fillimisht janë ndalë papritmas nga grupi i armatosur serb, të cilët më pas janë fyer me fjalë serbe, e që në mesin e atij grupi të armatosur serb ishte parë edhe i akuzuari Pleskoviq.
Në një moment, sipas aktakuzës thuhet se Pleskoviq kishte filluar të gjuajë me armë të tipit “Kallashnikov”, ku nga të shtënat në vendin e ngjarjes kishin mbetur të vrarë R.D., B.D., dhe F.B., kurse të dëmtuarit Xhenger Cana, Fevzi Cana dhe Bashkim Kastrati kishin shpëtuar.
Tutje, në aktakuzë thuhet se familjarëve të të ndjerëve u ishte lejuar që t’i marrin trupat e tyre pas një jave nga vrasja, ku thuhet se trupat e R., dhe B.D., ishin vendosur mbi njëri-tjetrin, kurse njëri nga ta e kishte këmbën e prerë, ndërkaq viktima F., nuk e kishte kokën në trup.
Andaj, për këto veprime Pleskoviq po ngarkohet për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile” e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë si ligj në fuqi në kohë e kryerjes së veprës penale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë
Kryeprokurorja belge: Raporte 'tronditëse' u zbuluan në përgjimet e SKY ECC për grupet kriminale shqiptare
Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave
U dyshua për vjedhje, gruaja paraqitet vetë në polici
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri