Ministria e Financave: Buxheti i vitit 2024 realizohet sipas planit, viti 2025 fillon me likuiditet dhe stabilitet
Ministria e Financave njofton se të hyrat dhe shpenzimet në Buxhetin e vitit 2024 janë realizuar në nivel prej mbi 96%, që është në përputhje me atë që është planifikuar në buxhet. Rritja e të hyrave dhe shpenzimeve krahasuar me vitin paraprak është rreth 10%, ndërsa deficiti buxhetor është më i ulët se vlera e planifikuar për 2.5 miliardë denarë dhe është në nivel prej 4.4% të PBB-së.
“Të hyrat e përgjithshme në Buxhetin e vitit 2024 janë realizuar në vlerë prej 306.3 miliardë denarëve ose 96.3% nga ajo që ishte planifikuar. Të hyrat nga tatimet dhe kontributet janë realizuar në tërësi, respektivisht 99.7%, ndërsa vetëm nga tatimet realizimi është 99.2%. Tatimi mbi të ardhurat personale ka realizim prej 101%, tatimi mbi vlerën e shtuar 103.8%, tatimi mbi fitimin 95.6% dhe detyrimet e importit 95.3%”.
“Realizimi i të hyrave në buxhet është në përputhje me atë që është planifikuar sipas ribalancit. Të dhënat tregojnë inkasimin efikas të të hyrave nga Drejtoria e të Hyrave Publike dhe Drejtoria Doganore. Këto të hyra tatimore dhe kontribute janë realizuar në vlerë prej 283.6 miliardë denarëve dhe paraqesin 92.6% në strukturën e të hyrave të përgjithshme buxhetore. Të hyrat nga tatimet në vitin 2024 janë realizuar në nivel prej 177.9 miliardë denarëve dhe janë për 12.8% më të larta krahasuar me vitin e kaluar. Kontributet e sigurimit social janë realizuar në vlerë prej 105.7 miliardë denarëve dhe ato janë më të larta për 14.1% krahasuar me ato që janë realizuar në vitin 2023”.
“Shpenzimet e përgjithshme në vitin 2024 janë realizuar në vlerë prej 348.5 miliardë denarëve ose 96.1% e planit vjetor dhe janë për 9.4% më të larta se shpenzimet buxhetore të realizuara në vitin 2023. Shpenzimet kapitale në vitin 2024 janë realizuar në vlerë prej 28.7 miliardë denarëve ose 76.8% e vlerës së planifikuar. Për realizimin e projektit për ndërtimin e autostradave të korridoreve 8 dhe 10-d janë realizuar 4.1 miliardë denarë, përkatësisht për vitin 2024 buxheti i paraparë për këtë projekt është realizuar në tërësi”, thonë nga Ministria e Financave.
“Po ashtu, janë realizuar 21.2 milionë denarë për projekte komunale, si dhe 165 milionë denarë për projekte për përmirësimin e shërbimeve komunale përmes Përmirësimit të Shërbimeve të Përgjithshme Komunale MSIP me hua nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (Banka Botërore). Shpenzimet për mallra dhe shërbime janë realizuar në vlerë prej 22.9 miliardë denarëve ose 88% të mjeteve të planifikuara. Transfertat kundrejt komunave përmes bllok dotacioneve dhe dotacioneve në bazë të TVSH-së janë realizuar në vlerë prej 30.9 miliardë denarëve dhe janë rreth 3.4 miliardë denarë më shumë krahasuar me vitin e kaluar, subvencionet bujqësore janë realizuar në vlerë prej 9.2 miliardë denarëve dhe janë paguar në tërësi”, thonë nga Ministria e Financave.
Është veçanërisht i rëndësishëm fakti që deficiti buxhetor është realizuar në masë më të ulët dhe se ai është pjesë e planit të konsolidimit fiskal.
Deficiti buxhetor me ribalancin e buxhetit ishte projektuar në nivel prej 4.9%, ndërsa në vitin 2024 deficiti buxhetor është realizuar në nivelin prej 4.4% të PBB-së ose në vlerë absolute më të ulët për 2.5 miliardë denarë. Gjithashtu, borxhi publik do të jetë më i ulët se ai që është projektuar dhe me gjasë do të jetë në nivel prej 62.2%. Ky vit ka filluar me financa publike likuide dhe stabile.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë
Detaje të aktakuzës për terrorizëm: I kishte kërkuar babait ‘hallallin’ përmes telefonit për të luftuar në Siri
I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime