LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria tërhoqi 11.7 milionë vizitorë të huaj vitin e kaluar

Shqipëria tërhoqi 11.7 milionë vizitorë të huaj vitin e kaluar

Shqipëria vitet e fundit është kthyer në një nga destinacionet më të vizituara nga turistët nga vende të ndryshme të botës, të cilët kanë kuriozitet të shohin nga afër pasuritë kulturore si dhe natyrën e bukur shqiptare si në zonat malore edhe në bregdet.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri publike sot shifrat e turistëve të huaj, duke theksuar se “11,7 milionë vizitorë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2024, me një rritje prej 15,2% krahasuar me vitin 2023”.

Kumbaro u shpreh se “Shqipëria është në rrugë të mbarë për sa i përket rritjes së qëndrueshme në nivel fluksesh hyrëse, si dhe ka konsoliduar një ofertë turistike dhe të diversifikuar”.


Përtej rritjeve të hyrjeve turistike nga vendet e rajonit, viti 2024 ka konfirmuar rritje dhe qëndrueshmëri të tregjeve nga Evropa Perëndimore si Italia, Gjermania, Franca apo Britania e Madhe dhe ka zgjeruar hartën e tregjeve të largëta e ka afruar më shumë vizitorë prej tyre.

“Konsolidimi i tregjeve të Europës Perëndimore si Italia, Gjermania, Franca, Spanja apo Britania, përveç rritjeve nga vendet e rajonit dhe afrimi i vizitorëve nga tregjet e largëta aziatike dhe amerikane, shoqëruar me impaktin e jashtëzakonshëm në ekonomi siç janë 3,8 miliardë euro të gjeneruara nga turizmi vëtëm në 9 muajt e vitit 2024 apo rritja e standardeve të strukturave akomoduese janë treguesit më të mirë të vizionit që po bëhet realitet, promovimit prestigjoz dhe eksperiencave të mira të krijuara vit pas viti”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Më herët, ministrja Kumbaro e ka quajtur vitin 2024 si “prova e zjarrit”, për ruajtjen e sukseseve të arritura në vitin 2023 në turizëm dhe sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për shifrat dhe Bankës së Shqipërisë për rritjen ekonomike, ky vit që shkoi shfaqi një rritje të qëndrueshme në të dy aspektet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 26 vjeçarit që u raportua i zhdukur javë më parë në Prizren

Gjendet trupi i pajetë i 26 vjeçarit që u raportua i zhdukur javë më parë në Prizren

Kronika e Zezë
E zhdukur nga nëntori i 2024-së, Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e Arianita Gajtanit

E zhdukur nga nëntori i 2024-së, Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e Arianita Gajtanit

Kronika e Zezë
Vjedhje e rëndë në një argjendari në Prizren, vlera e dëmit rreth 170 mijë euro

Vjedhje e rëndë në një argjendari në Prizren, vlera e dëmit rreth 170 mijë euro

Kronika e Zezë
U dyshua për vjedhje, gruaja paraqitet vetë në polici

U dyshua për vjedhje, gruaja paraqitet vetë në polici

Lajme
Maqedonci takon Ndihmës-Sekretarin e Mbrojtjes për NATO dhe Evropë: Nga Kosova në Amerikë, nga Amerika për Kosovën

Maqedonci takon Ndihmës-Sekretarin e Mbrojtjes për NATO dhe Evropë: Nga Kosova në Amerikë, nga Amerika për Kosovën

Lajme
Pas sanimit të dëmeve nga shpërthimi, sot zyrtarisht do të lëshohet uji në kanalin e Ibër-Lepencit

Pas sanimit të dëmeve nga shpërthimi, sot zyrtarisht do të lëshohet uji në kanalin e Ibër-Lepencit

Lajme
Kalo në kategori